BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Politike

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe raportet e rreme të firmosura

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës

Shprehja e famshme “Follow dhe Money” (ndiq paratë), e cila edhe sot pas dekadash vijon të jetë udhërrëfyes i strukturave ligjzbatuese në luftën kundër pasurisë së paligjshme, e krijuar nga  autoritetet hetimore amerikane që u zbatua nga Prokuroria e Posaçme për hetimin dhe fundosjen e ish-ministrit socialist Arben Ahmetaj, po përdoret për të shkatërruar plotësisht familjen “Meta”, por edhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre për vendosjen e pasurive të pista. SPAK po përpiqet të godasë të gjithë rrethin e afërt të Metës e Kryemadhit dhe paratë që financojnë aktivitetin e tyre, ashtu siç ia “thanë” gjithë pasuritë Ahmetajt që i kishte fshehur tek të familjarët e tij. Prokurorët e SPAK janë asistuar gjithë këto kohë nga agjentë të FBI, si edhe ekspertë të fushës që po bëjnë të mundur zbulimin e provave që Kryemadhi e Meta kanë tentuar t’i groposin. Tani do të fillojë tmerri dhe “ditët e zeza” për familjen e tyre, pasi në skaner janë futur të gjitha pasuritë e tyre.

Prova “përvëluese”

Ashtu siç rezultoi prova e rëndësishme e prokurorisë për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, të cilin e fundosi telefonin e gjetur në shtëpinë e bashkëjetueses së Ahmetajt gjatë kontrollit të ushtruar në Hamallaj, të njëjtin fat mund të pësojë dhe Kryemadhi. Ekspertët e huaj të cilët bashkëpunojnë me SPAK bënë të mundur rikthimin e çdo bisede që ishte fshirë. Aty u gjendën biseda me nofka të Ahmetajt dhe biznesmenëve dhe vërtetuan çdo njohje duke hedhur poshtë pretendimin e Ahmetajt se nuk i njihte Zoton dhe Mërtirin. Ndaj edhe Kryemadhi është alarmuar. Ajo prej dy muajsh po kërkon celularin e saj, i  cili i është sekuestruar kësaj të fundit në banesën e nënës së saj. Në këtë telefon dyshohet se janë rikuperuat biseda me rëndësi për hetimin, ku dalin në pah pazare. Kryemadhi, disa muaj më parë është pyetur nga gazetarët se për cilën çështje i është sekuestruar celulari. Ajo tha se ka të bëjë me inceneratorët. “Asnjë pronë, as e imja as e familjarëve të mi nuk është sekuestruar. Çdo gjë tjetër që do flas ka të bëjë me inceneratorin. Kanë lidhje vetëm me inceneratorin. Nuk është sekuestruar asnjë gjë e familjarëve të mi. Celulari, send që ka lidhje me kallëzimet e mia. Mos u shqetësoni, Monika Kryemadhi nuk ka gjë për të fshehur. Libër i hapur është Monika Kryemadhi për ju. Madje më e hapur seç duhet. Lojën politike dhe strategjinë që përdor unë për të ardhur këtu, është një mekanizëm i fshehtë dhe stil që e mëson gjatë rrugës”, ka deklaruar Kryemadhi. Por ajo qw nuk tregoi Kryemadhi wshtw, kontrolli që agjentët e BKH bënë te banesa e nënës dhe vëllait Fatime e Drini Kryemadhi, ku sekuestruan telefona, kompjuterë,  USB e dokumente që i përkasin Monikës. Ajo bëri kërkesë në gjykatë, që BKH e SPAK të mos këqyrnin telefonat, kompjuterët, USB-të e dokumentet dhe t’i riktheheshin; por me vendim gjykate, ato ishin futur në proces verifikimi dhe kishte nisur nxjerrja e materialeve, në kuadër të hetimit ndaj saj për lobime e pastrim parash. Më 7 dhjetor 2023, gjykata rrëzoi kërkesën e Monika Kryemadhit, duke i dhënë liri veprimi BKH-së e SPAK-ut, për të vazhduar hetimin e pajisjeve dhe materialeve të sekuestruara asaj, si dhe ato që kishte fshehur te shtëpia prindërore. Kërkesa e Monikës, është bërë në bazë të nenit 222/3 të Kodit të Procedurës Penale, që ka të bëjë me kundërshtimin dhe bllokimin, paligjshmërinë e rezultateve hetimore të nxjerra nga përgjimet apo tabulatet, si dhe fshirjen e çdo materiali të marrë përmes kësaj rruge hetimore. Dje Kryemadhi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për t’iu kthyer celulari, pas rrëzimit të kërkesën nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Provat që “gozhdojnë” deputeten e PL, Metën dhe Vasilin

Kjo tregon se provat po shtohen dhe Ilir Meta, Monika Kryemadhi e bashkëpunëtorët e tyre mund të akuzohen për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Dosja e madhe që ka dy kallëzime brenda kanë të faktuar lëvizjen e parave. Me përgjegjësi penale në njërën nga çështjet, ajo e lobimit në SHBA, nuk fundos vetëm çiftin Meta-Kryemadhi, por rrezikon edhe Petrit Vasilin, i cili është bërë pjesë e skemës për t’ ju fshehur autoriteteve shqiptare shpenzimet për të siguruar takime me para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Kontrata me kompaninë e lobimit McKeon Group në 2017 dhe raporti financiar i dorëzuar në KQZ nxjerrin zbuluar Ilir Metën, kontratat janë lidhur nga Meta dhe Vasili, raporti i rremë është firmosur nga Monika Kryemadhi. Raporti financiar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, për vitin 2017, dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tregon qartë skemën mashtruese të LSI me në krye Ilir Metën. Në këtë raport, protokolluar nga KQZ, reflektohet shpenzime edhe për karrige dhe fotokopje, por jo për lobim në SHBA. Shpenzime të LSI për lobim nuk konstatohen as nga raporti i auditimit të financiar të LSI-së, për llogari të KQZ-së.

Prova e dytë

Prova e dytë është një kontratë datës 6 janar të vitit 2017, e kompanisë lobuese McKeon Group me LSI-në dhe Ilir Metën, për blerjen e takimeve dhe fotove të Ilir Metës me zyrtarë amerikanë.  Kontrata ka një kohëzgjatje 6 mujore dhe vlera totale që parashikon është 90 mijë USD. Kontrata nuk do të zbulohej kurrë, por kompanitë amerikane të lobimit kanë për detyrë të deklarojnë kontratat dhe të ardhurat që përftojnë nga lobimet në ëebsite-in e FARA, e ngjashme me KQZ si dhe në Departamentin e Drejtësisë Uashington. Ligji nr.8580, datë 17.2.2000, i ndryshuar, për partitë politike, në nenin 23, parashikon që  partitë politike dorëzojnë raportet financiare një herë në vit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat duhet të përmbajnë informacion të hollësishëm për burimet e financimit  Shpenzimet. 90 mijë USD të shpenzuara për lobim, në bazë të kësaj kontrate, nuk janë deklaruar nga LSI-ja, në KQZ. LSI-ja, e drejtuar nga Ilir Meta deri në maj 2017, ka dorëzuar një raport të rremë financiar në KQZ, duke fshehur shpenzimet për lobim. Krahas falsifikimit të formularit, SPAK ka regjistruar edhe akuzën e korrupsionit pasiv, pasi Ilir Meta i ka marrë diku paratë e lobimit, në formë të paligjshme.  Deputeti Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit. Edhe ky shpenzim nuk është deklaruar në KQZ.  Në burg mund të përfundojë dhe Monika Kryemadhi pasi ka firmosur raportin e rremë financiar të LSI, për vitin 2017, që ka dorëzuar në KQZ.

 

Më të lexuarat