
Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Do të nis procedimi penal? Pas marrjes në pyetje, SPAK merr vendimin për akuzat e Petro Koçit

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Shtator 2022

Pasi deputeti socialist Petro Koçi ka shpjeguar para hetuesve se deklarimet e tij për lidhjet dhe ndikimin e krimit të organizuar tek zyrtarët në Fier me qëllim përfitimin e fondeve publike, kanë qenë përgjithësuese, në pasqyrim të perceptimit të elektoratit, por se ai nuk di asnjë rast konkret, Prokuroria e Posaçme ka vendosur mosfillimin e procedimit penal.
Deputeti i Partisë Socialiste, PS për Qarkun e Fierit, Petro Koçi bëri më 16 korrik 2021 një deklaratë publike me anë të cilës theksonte se në Fier “duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.
Me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook dhe në një deklaratë për mediat, Koçi akuzoi se tenderët publikë në Fier po fitoheshin nga organizatat kriminale që operojnë në këtë zonë.
“Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tenderë publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit”, shkroi atëherë Koçi.
Bazuar në këto deklarata publike policia referoi kallëzim më 26 korrik 2021 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK që sqaroi atëherë se kishte filluar verifikimin e rastit. Rreth dy muaj më vonë, bazuar vetëm në një veprim hetimor, marrjen e deklarimeve të deputetit Petro Koçi në cilësinë e personit që ka dijeni mbi veprën penale, SPAK ka vendosur mosfillimin e procedimit penal.
Në vendimin e mosfillimit të procedimit penal të nënshkruar nga prokurori Edvin Kondili pasqyrohen fillimisht deklaratat publike të deputetit Koçi për ndikimin e organizatave kriminale tek zyrtarët në institucionet e Fierit, si dhe për përfitimin e fondeve publike prej tyre.
Në vijim radhiten deklarimet e Koçit në cilësinë e personit që ka dijeni mbi veprën penale, ku ai është shprehur se nuk di asgjë konkrete. SPAK i ka kërkuar fillimisht deputetit të PS-së që të japë më shumë detaje lidhur me pretendimet e tij të publikuara në rrjetin social Facebook si dhe në intervistën që ka dhënë në televizionin Report Tv.
Koçi ka shpjeguar se këto deklarime i ka bërë për të inkurajuar dhe përgëzuar rezultatet e reformës në drejtësi, si dhe punën që po bënë SPAK në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “[…]Si dhe për të inkurajuar qytetarët dhe zyrtarët e niveleve të ndryshme për t’i rezistuar presioneve të krimit dhe për ti denoncuar rastet e korrupsionit. Gjithashtu i kam bërë këto deklarata dhe për të dekurajuar botën e krimit”, ka deklaruar Koçi dhe ka shtuar se në gjykimin e tij, subjekte të ndryshëm të botës së krimit kanë pastruar para në fushën e ndërtimit. “Jam i bindur se këto aktivitete, pa bashkëpunimin e zyrtarëve publikë, nuk do të kryheshin”, ka dhënë Koçi opinonin e tij para hetuesve të SPAK.
Koçi është përballur edhe me një pyetje tjetër në SPAK, ku i është kërkuar të deklaronte nëse kishte ndonjë informacion konkret për subjektet e krimit të organizuar, zyrtarët publikë dhe për cilat raste bëhej fjalë.
Deputeti Koçi është përgjigjur se deklarimet e tij kanë qenë të përgjithshme dhe në pasqyrim të perceptimit të elektoratit. “[…]Por nuk kam pasur të bëj me individë apo raste konkrete, pasi unë siç kam vepruar dhe në raste të shkuara, do të bëja kallëzim penal nëse do të kisha informacione të tilla dhe nuk do të mjaftohesha me deklarata publike. Unë kam bindjen që institucionet ligjzbatuese, lokale apo qëndrore, disponojnë të dhëna konkrete në lidhje me subjektet e botës së krimit që operojnë në qytetin e Fierit”, ka pohuar Koçi dhe ka shtuar se deklarimet e tij nuk janë mirëpritur nga shumë zyrtarë lokalë.
Bazuar në këto shpjegime të deputetit Koçi, SPAK konstaton se ai nuk disponon asnjë provë, asnjë informacion konkret, asnjë fakt dhe asnjë dëshmitar në lidhje me pretendimet e tij dhe për rrjedhojë konkludon se nuk provohet ekzistenca e ndonjë fakti penal, duke vendosur mosfillimin e procedimit penal.
I pyetur nga BIRN lidhur me ndryshimet e deklarimeve publike me ato të dhëna në SPAK, Koçi këmbënguli se ishin të njëjta. “S’ka asnjë ndryshim mes deklaratave të mia në publik me ato në SPAK. Por, unë nuk zëvendësoj as drejtësinë dhe as policinë. Fenomenet janë ashtu si i kam denoncuar politikisht. Unë e kam për detyrë të përfaqësoj politikisht vlerësimin e zgjedhësve si edhe timin personal për zhvillime dhe fenomene që janë shqetësuese për shoqërinë dhe shtetin”, u shpreh Koçi nëpërmjet aplikacionit WhatsApp./Reporter
Më të lexuarat


PS e futi në procedurë të përshpejtuar marrëveshjen për emigrantët, reagon Bardhi: Heshtje e çuditshme nga Kushtetuesja, ta pezullojë

“Berisha nuk duhet të jetë në krye të PD”, Ferdinand Xhaferraj reagon ndaj ish-kryeministrit: Mund të japë kontribut, por ka aktorë të tjerë të rëndësishëm për ta drejtuar

“Nuk është një draft politik”, reagon Fatmir Mediu pas firmës për votën e emigrantëve: Diaspora vlerë e pamohueshme e kombit

“Na kanë shpallur luftë”, Berisha paralajmëron padi për prokurorët dhe gjyqtarët: Përdorin ligjin për antiligjin për të dhunuar të drejtën

Kuvendi shqyrton pr.ligjin e “Diasporës për Shqipërinë e Lirë” ndaj votës së emigrantëve, 7 deputetë të opozitës bëjnë lëvizjen e radhës (Emrat)

“Nuk komentoj deklaratat e një personi non-grata”, Berisha sfidon hapur përfaqësuesin e ambasadës Amerikane: Nëse një dokument fakton për mua…

"Inceneratori i Tiranës u refuzua nga Shkëlqim Cani dhe 5 herë nga Ahmetaj", Sali Berisha shpërthen me tone të ashpra: Kontrata është firmosur nga 'dhelpraku'...

Inceneratori i Tiranës/ “Makineria shtetërore ka qenë gati në shërbim të…”, gazetari i njohur zbardh shkeljet dhe favorizimet që ‘fundosën’ Taulant Tushën dhe 14 të akuzuarit e SPAK

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës (Emrat)

“Rama po përgatit “fshesën” në parti”, gazetari i njohur bën paralajmërimin e bujshëm: Në pranverë pritet...
