BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Politike

“Do t’ja rrëmbejë vulën e PD si qoften nga pjata, i uruari”/ Nuk përmbahet Agron Gjekmarkaj: Berisha frymëzonte mbështetësit jashtë Kuvendit, Babo hante sushi në Tokio

“Do t’ja rrëmbejë vulën e PD si qoften nga pjata, i

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, në një analizë satirike përshkruan situatën që ndodhi një ditë më parë në seancën plenare dhe mungesën e Ramës, si dhe atë çfarë ndodhi jashtë Kuvendit, ku po mbahej protesta e opozitës.

Ndër të tjera ai shkruan se Berisha përshëndeste dhe motivonte mbështetësit e tij jashtë Kuvendit për datën 3 mars, “në mbrojtje të vulës që djali plangprishës do t’ja rrëmbejë si qoften nga pjata, i uruari”.

Kronike e një dite pa maja dhe një rixha per Babon.

E djeshma qe pa maja per revolucionin , për të shiturit, dhe po aq per qeverinë.

Babo ishte parë duke ngrënë sushi në Tokio, më pas edhe  Tezja  , Krifca me  Delinen të cilat lepinë gishtat. Doktori erdhi deri  afer, ngjatetoi shkurt por fort mbeshtetesit jashtë kuvendit për ti frymëzuar per daten tre në mbrojtje të vules që djali plangprishes do t’ja rrembeje si qoften nga pjata, i uruari.

Vendosmeria në sallë nuk mungoi nga asnjëra palë. Natyrisht siç pritej duhia revolucionare nuk mund të ishte e njëjta pa praninë e Kryezevendes Liderit. Ai shfaqet gjithmonë i pari në sakrifica dhe i fundit në pretendime.

Miqtë e mi revolucionarë e moren dhe nuk e leshuan istikamin. Ata të frymezuar nga trimeria dhe oratoria e borisë së Revolucionit Albanes sonë të dashur e bënë deken si me le.

Ajo  me dore në xhepin e pantallonave dhe shikim drejt se ardhmes nuk jepej e stepej.Revolucioni ka gjetur ikonen e saj. Kauza doktrinen tek oratoria.

Nostalgjia për bilbilet dhe bilbilenjtet kaloi shpejt.Perplasja  e duarve mbi derrasa krijoi  një bam bam dhe dum dum që të kenaqte shpirtin. Nuk  ndihej nevojë për kurrgjë.

Kjo nuk do të thotë që mungoi nderimi për sakrificen e kater oreve që Mondi i pat fryrë me stoicizem dhe cilesi  armes së re duke fituar heroikisht ndeshkimin e pushtetit që asnjëri nga ne të shiturit se ka fat.

Teta Gerta me ka marrë zët aq zët sa nuk thuhet edhe pse mua më duket xhanan njeri.

Mora e dhashë me veten dhe si i krishterë shpirt trazuar  që jam nuk e gjeta shkakun e ketij murretimi. Aq u leshova në merzi sa me dukej sikur xhaxhi Titi me Tritanin i dukeshin ku e ku me njerzorë se unë paçka se e dokendisin sistemin mjeksor qe ajo udheheq ore e çast me saber.  Të jetë merzitur që në kronike emertohet si Teta një Zot e di. Unë Boren kam degjuar tek e pyeste ” Teta Gerta , Teta Gerta a me ka Babo xhan ? dhe ajo u pergjigj ëhe ëhe te ka si jo, do të sjellë edhe gurabi” ! Aty e mora spunton. Ndaj rixha Babo bëm  derman se llafi yt melhem është per keso gjëmash. Jorida ndonëse me pa të merzitur nga gjithësa ,  dhe i zi sterrë degjoi vetveten  e iku, diçka me semboi në gji. Na mori me vete ëndrrat e ndryshimit per ti gjuajtur në Lanë e pa shqetesuar per dhimbjet e Gazit fashur me plagë pas betejave të medha dhe të miat prej kronikani të pasherueshem.

Tao kishte lyer floket me një bojë të murrme e të praruar dhe dukej goxha më i ri. Zërat janë se do filloje edhe palester si Damua. Foli disa herë si delja që kullot në të njëjten lendine. Mengjesin e kishte bërë të bollshem se dendesi e madhe gromesinash e rrethonte. Potere e zhurme , gurgullima e krisma. Toni si nga perhumbja ngriti kryet dhe me shikim pyeti ” ç’po ndodh?” ! Supet çova e me gjysem zeri ju gjegja ” ja është bilbili i Taos armet e reja kunder opozites”!

Margerti kishte vënë kufje që troku i revolucionit të mos e stresonte. Çehrja e saj siberiane befas u bë mesdhetare. I dha muhabet Niko qerratait të kthyer nga frontet e medha të Natos e buza e tij vesh me vesh si ylber. Qesh  Nikua qesh ajo virane. Pastaj dielli ra edhe mbi Ulsiun e ngratë të cilin as qyqet s’ja kanë lakmi qekur Bela u ul në krah të Babos dhe golle ja bëri jeten.

Elva i shkoi pranë. Me mjekrren e tij si Frederiko Barbarosa qeshte edepsezi ha ha e hi hi dukej sikur mbytej në një poçe me mjaltë. Hokatej edhe kjo viranja teksa ai i sillte të rejat e fundit mbi arkitekturen si njeri i kulturuar. Salianji foli qafiri. Ashtu siç di ai , pa hile e pa të keq, gjuajti me shkelm dhe dy tri kova zift vershuan neper korridor. Ju kujtoi rilindasve vuvuzelat që që shtinin deri në gurmaz për tu fryrë që tingull i tyre të librojë vatanin. Si petal malli ra mbi atë anë.

Ministri i Brendshem Leontjev Çuçi pasi kishte sprapsur duhitë e medha të revolucionit rrinte më i qetë dhe shihte filma me aksion në celular.

Mimi di Puccini dhe Bracja si deshmitarë të një kohe që nuk kthehet shtrenguan duart gjatë , gjatë të kendelluar në buzqeshje si për të thënë ” të na rrojnë kalamaqerit armiqtë me kokë poshtë”! Armiqtë e Braçes janë miqtë e Mimisë dhe e anasjellta , hajde merre vesh.

Etilda foli si trendafili  që shkund vesen, mirë vende vende, embel diku diku, dhe qershia në fund duke cituar Taon ideologun.

Nasip Naço lutej nën zë. Tejet i pershpirtshem shfaqej. u bëra merak. Ishte i shqetsuar per Majkon dhe Xhemalin në front me ruset në Ukrainë mos perlesheshin trup me trup me ruset nga trimeri e çartur.

Çyrbja nuk gjet paqe. Linja e kuqe direkt me Babon nuk po funksiononte. Një fjalë i duhej , një bekim për të dhënë jete hatasë tek Babo shahej paq nga opozita. Gjithë ate maraz vetem  keshillat e Enit ja paqtuan. Por sytë i nxirrnin shkendija nga urdheri që nuk po vinte. Shpirti i kerkonte beteje.

Dash Sula nuk u pa  e bashke me të bukuria e elegances që edhe me mungesë fliste. Saimir Koreshi qante si Lek Dukagjini për Skenderbenë. Lefter Geshtenja fshinte lotet me berryl që ai leshonte mbi banak.

Ina gjithnjë e me shumë e bërë një me fjalë e lirë kryente aksione guerrile, fliste dhe me vrap kthehej në vend që të mos e zibte ndeshkimi i Bushkes.

Bujar Leskaj ministri im i dashur qe punuam 18 muaj dikur sebashku  shihte lemshin e pazgjidhur të politikes me veshtrimin e atij që do të thotë ” u dhje nusja në kalë o Gone” !

Elisa kishte të ftohtë. Një dolloma të bukur rozë që kishte veshur se hoqi për asnjë çast. Shikimi i Beles e cila here pas here terhiqte një leng frutash pa leshuar asnjë ah u kryqezua për një moment me atë të Xhelalit tashmë gjithnjë e më larg Kamzes dhe paqja dukej se kishte triumfuar mbi luften. Kosta i Grazmozit dhe Lindites ishte bërë meit si gur varri. Ta therje gjak si dilte. Heshtja e tij nuk është ogur i mirë. Genc Gjonçaj i cili thotë bereqavers ,dite e natë falenderon Babon persa i ka dhënë  dhe pret qe shtegu të hapet për më shumë. Lindita dhe Gaz Bardhi u perfshinë në serinë e dytë të betejes së pafund. Po vjen data 2 Mars , të gjithë presin Babon për ta pjekur në hell dhe askush nuk merakoset sa do qajë Bora.

Më të lexuarat