BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Politike

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas

Ofensiva e Prokurorisë Speciale (SPAK), ndaj kreut të qeverisë me disa dosje të hapura dhe gjysma e bashkëpunëtorëve të tij në nivel lokal dhe qendror në burg dhe gjysma tjetër nën hetim për shkak se janë përfshirë në afera korruptive, duket se po shtyn Edi Ramën që të mendojë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sinjalet janë shtuar që pas vizitës së Sekretarit Amerikan Antony Blinken, i cili nëpërmjet dy mesazheve të qarta në “X” konfirmoi qëndrimin amerikan se me drejtësinë e re nuk ka shaka. Dy mesazhe rrufe erdhën nga ambasada amerikane dhe sërish nga SHBA u lëshua një tjetër silur nga sekretari Blinken për luftën ndaj korrupsionit dhe mbështetjen për drejtësinë e re. Që nga ajo ditë, Rama nuk resht së kërcënuari me zgjedhje të parakohshme, në një kohë që opozita është e përçarë.

Edi Rama në panik

Këto sinjale që po jep kryeministri tregojnë se situata brenda PS nuk është e mirë. Kujt po i bën presion Edi Rama me zgjedhjet e parakohshme? Mesazhet e ditëve të fundit për SPAK, kërcënimet e tij nëpër asambletë socialiste dhe ngritja e ekipeve të punës për të vënë nën kontroll Prokurorinë e Posaçme, deri te mbyllja e dyerve të zyrave ndaj hetuesve tregojnë se kryeministri shqiptar ndodhet në një situatë shumë të vështirë. Pushteti që ka krijuar dhe mesazhet e qarta që i dha Blinken për SPAK, tregojnë se edhe pse kryeministri ka në duar të gjithë pushtetin politik në vendin tonë, më keq se Partia e Punës në vitin 1991, asnjë gjë nuk mund ta shpëtojë. Njësoj si Rama edhe Gruevski mblidhte vota dhe dilte para syve të qytetarëve si njeri i besueshëm dhe i pëlqyer, por të gjithë e dimë se si përfundoi në arrati.

Çfarë do të ndodhë më 16 mars?

Kryesocialisti i alarmuar ka zbritur vetë në terren duke krijuar ekipin e ri që do të drejtojë fushatën elektorale. Ka filluar organizimi i partisë dhe anëtarësimet e reja dhe data 16 mars do të jetë finalizimi i planeve të Ramës. Urdhri i kryeministrit vazhdon të jetë që të punohet sikur zgjedhjet parlamentare të jenë afër, ndërsa ka kërkuar inventare edhe për problemet e qytetarëve. Si fillim kryesocialisti ka shprehur pakënaqësi dhe ka kërkuar nisjen e një procesi për vlerësimin e anëtarësisë socialiste sa janë aktiv e jo aktiv, e për të vijuar më tej me anëtarësime të reja në çdo organizatë të PS. Nga drejtuesit e qarqeve ka kërkuar të dokumentojnë punën që po bëhet nga çdo organizatë si dhe ripërtëritje të çdo qelize. Reflektimi dhe ekipi i ri pritet të pasqyrohet dhe zbulohet në Asamblenë e radhës që do të mblidhet më 16 mars në një takim në qytetin e Durrësit. PS pritet të përfshihet nga një valë ndryshimesh dhe shkarkimesh, ku më të rrezikuar janë ata zyrtarët të lartë, sidomos drejtuesit politikë në të 12 qarqet që kanë dëshmuar se kanë performancë të dobët apo janë “dembelë” dhe kanë llogari të hapura me drejtësinë. Rama paralajmëroi një fitore shembullore në zgjedhjet që po vijnë. E për ta arritur këtë, mesazhi që i përçoi Asamblesë përmes skanimit të çdo qelize të PS në bazë ishte i qartë. Në disa takime, Rama ka pranuar autokritikën sa teknike dhe politike të disa prej anëtarëve të Asamblesë që nuk kishin punuar sa duhet. Të tjerët jo aktivë dhe larg pritshmërie të skuadrës Rama, do ta mësojnë fatin e tyre mbase në asamblenë e ardhshme me 16 Marsit, ku nuk përjashtohen ndryshime jo vetëm në nivel drejtuesish politik në qarqe.

 

Më të lexuarat