Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek dosjet e “nxehta” që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), sikundër janë afera “Partizani”, “CEZ-DIA”, koncesionet në shëndetësi, “21 janari’, operacionet plastike të çiftit Meta-Kryemadhi, etj. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri akuzoi djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha se është përfshirë në koncesionin e hemodializës. Po ashtu, avokat Beqiri zbuloi se kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si deputetët e Partisë së Lirisë janë kapur “mat” duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli.
-Avokat Beqiri, ish-ministri Damian Gjiknuri është paraqitur pak ditë më parë në SPAK. Keni një koment?
Ka pasur disa funksione ka qenë ministër që ka pasur peshë në jetën e vendit dhe në qeverisje dhe për rrjedhojë kanë ndodhur shumë gjëra. Është një ish-ministër që ka qenë i fuqishëm në qeverinë Rama dhe për problemet që mund të kenë dal ose kallëzime penale që mund të jenë bërë, ose për ndonjë hetim që mund të ketë dijeni, është i detyruar që të jap deklarimet e tija, është diçka normale.
-Kemi disa ish-ministra të qeverisë Rama, sikundër janë Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirliu që janë paraqitur në SPAK. Keni një koment?
Sepse ata po punojnë, kështu që në rast se je në qeverisje nuk rri duarkryq. Nëse vartësit e tyre janë në proces hetimor dhe ata do thonë se çfarë dinë për ta. Mund të merresh edhe si person në hetim dhe mund të filloj procedimi penal ndaj teje. Unë se di në çfarë cilësie është thirrur.
-Po për hetimet ndaj Ilir Beqaj keni një koment?
Për të po bëhen hetime dhe ai është korrekt sepse po paraqitet në SPAK. Paraqitet në orën e caktuar dhe më pas sheh punën e vet dhe unë them se janë drejt fundit. Ky hetim po përfundon, por nuk është shkuar deri në gjenezë të krimit dhe nuk po hetohet në fushën e mjekësisë edhe afera të tjera. Më e rënda është ajo e homodializës, për atë sikur nuk po prek në atë drejtim SPAK. Edhe opozita nuk flasin për këtë aferë që është e rëndë dhe ata heshtin sepse janë vet të implikuar, por nuk duhet që të hesht SPAK. Është përzier keq edhe Shkëlzen Berisha në këtë gjë.
-Cilat janë dosjet më të “nxehta” që SPAK po zvarrit në hetim, që duhet të mbyllen hetimet sa më shpejt dhe të vihen para drejtësisë ata që janë të implikuar?
SPAK po ecën me hapat e breshkës. Dosja për kompleksin Partizani ata nuk e çojnë në gjyq, ‘CEZ-DIA’ po ashtu ku duhet të merren Meta, Berisha, SPAK e mban kot nëpër duar. E ka të qartë pozitën e çdo personi në atë krim dhe nuk merr person në hetim. Nuk merret masë sigurie për Ilir Metën, është krim që ka sjell dëm në jetë njerëzore, janë 3 të zhdukur ose të vrarë për atë aferë. Tek ‘CEZ-DIA’ paratë e vjedhura nga ‘CEZ-DIA’ vijojnë që të pastrohen. Çështja e operacioneve ndaj familjes Meta është provuar. Ça pret SPAK? Ata kanë provuar që i kanë bërë, pse e mbajnë ende këtë. Çështja e 21 janarit nuk duhet që të katandiset kështu, SPAK nuk pranon që të marr procedimin penal dhe të filloj ndjekjen penale ndaj atyre që janë kallëzuar dhe kanë bërë krim shtetëror, që ja tha edhe Gjykata e Strasburgut. Ata organizuan ato vrasje në 21 janar 2011, ca pret SPAK akoma. Po për Gërdecin ca pret? Mirë Mediun e ka në proces, por pse nuk çon dosjen tjetër. Afera solli 26 të vdekur dhe të tjerë që ngelën invalidë. Në gjyqin e Mediut doli qartë se çfarë roli ka pasur Sali Berisha dhe i biri i tij Shkëlzeni. Pse SPAK i mban në duar këto çështje? Që merr të pandehur një ish-kryeministër për kompleksin Partizani dhe se merr për të gjitha këto që ju thash dhe thonë se ne e thyem mitin e pandëshkueshmërisë, por duhet që të goditën rëndë ata kriminel që kanë shkaktuar dëme të mëdha në këtë vend.
-Vizita e Blinken në Shqipëri me krerët e drejtësisë krijoj reagime të shumta, u tha se po përgatitet një listë tjetër non grata, kush mendoni se do janë personat e përfshirë sipas mendimit tuaj?
Problemi është se si ajo qeverisje që është rrëzuar dhe kanë nga 2013 që nuk është më në pushtet, por deri në 2013 lista e zezë në vend është aq e zezë sa këtë shqiptarët e dinë mirë dhe është aq e gjatë sa duhet që t’i numërojmë dhe duhet të paktën nga 3 ose 4 orë që t’i numërosh një nga një. Nuk ka ngelur ministër më, por pjesë e asaj liste është Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Arben Ahmetaj, Genc Ruli, Ridvan Bode, Oert Bylykbashi, Endrit Braimllari, disa deputet të Partisë së Lirisë që kanë luajtur rolin e transportuesit të lekëve nga Tirana në Angli. Lista është shumë e gjatë. Vangjush Dako është futur në atë listë, por se kush do të jenë të tjerët se dimë. Nëse do të kishte një aferë tjetër që ka plasur de po mbulohet do thoshim pse po mbulohet, ose do bëhej kallëzim. Kështu që ata që mund të kenë si veprojmë ne ashtu duhet që të veprojë edhe vet SPAK. Ministri i Drejtësisë është i Ramës, por ndaj tij bëra kallëzim penal sepse për turpin e tij pranon një letërporosi që i vjen nga Italia për ta ndjekur penalisht në Shqipëri Ilir pajën dhe e dënon 24 vite burg dhe pasi i vuajti Italia e Gjykoj për të njëjtën gjë për të njëjtën vepër dhe ky ministër i vjen për njohje vendimi nga Italia që të dënohet edhe 24 vite të tjera dhe ai jep rrugë, sepse është servil dhe ka komplekse që e solli Italia. Ai u dha rrugë dhe e çojë në gjyq dhe servilët e tjerë që nuk e bëjnë nga servilizmi, por edhe nga paudhësia. Ai është në burg që vuajti 24 vite dhe tani do vuaj edhe 24 vite të tjera. Kallëzimin e kam bërë, por duhet diçka konkrete ë të flas.
-Është shtyrë sërish gjyqi për Fredi Belerin, cilat janë arsyet e kësaj shtyrje?
Ka mbaruar hetimi dha pretencën prokurori kërkoi dënim duke argumentuar pafajësinë dhe avokatët bënë mbrojtjen duke kërkuar pafajësi dhe gjykata kërkon kohë për të shpallur vendimin. Në datën kur është caktuar gjyqi do shpallet vendimi i dënimit apo pafajësisë së tij. Mund të mos jetë fare ai regjistrim por organi akuzës në pretencën që dha renditi një sërë provash, Provën që doli burrë dhe grua dhe tha që hajde të marrësh pasaportën për në Greqi, kur ai nuk ja jep shteti grek pasaportën në fushatë elektorale. Dolën njerëzit konkret me emër dhe mbiemër dhe thanë i morën atij 50 euro. Sekseri thotë më tha lekë që ti shpërndaja, pra organi akuzës renditi një sërë provash direkte dhe indirekte që e nxjerrin si vjedhës të votave atë. Ai është një kandidaturë e Metës dhe Berishës për destabilizim dhe ta mbajnë vendin në konflikt me vendin. Ata e përdorën Belerin e dinin që do vidhte sepse kishte vjedhur edhe më parë dhe në gjendje që të bëjë çdo gjë kundër vendit sepse bëri edhe djegien e flamurit. Tani mundohen që të kapen pas gjetheve, por procesi i tij është çështje e provuar dhe ai do marri dënimin e merituar nga gjykata.
Intervistoi: Rigels Seliman