Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar Kongresin e Partisë Socialiste, ndërsa fjalimin mbi 1 orë të kryeministrit Rama e konsideroi si të denjë për Maduron e Venezuelës.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se në fjalimin e kryeministrit Rama nuk u përmendën farë të rinjtë.
Po ashtu, Berisha akuzoi Ramën si të lidhur me krimin, kartelin Sinaloa në Meksikë apo edhe me bandat në Durrës apo Elbasan.
“Sapo përfundoi fjalën tërkuzë të denjë për Maduron e Venezuelës, Edi Rama i cili u foli shqiptarëve nga satelitët, Albania 1 dhe 2 me zotimin solemn se do të vjedhim më shumë, do tu mashtrojmë më shumë dhe do tu përzëmë më shumë nga ky vend.
Fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë, nxënësit, rinia që priste nga ky kuvend, nga ky kongres i partisë së krimit të dëgjonte një fjalë, konstatoj se ata nuk ekzistonin në fjalorin e liderit global të 1 prillit, që mbajti një fjalim sikur kishte kaluar tër natën në efektin e drogave të forta. Sikur ishte ngjitur diku dhe nuk ekzistonin qytetarët, të rinjtë, bizneset, gratë shqiptare, nënat, motrat. Sikur problemi nr 1 i pensionistëve ishte shërbëtori i rremë dixhital që do t’u ofronte Edi Rama.
U ndal gjerësisht te integrimi, proces të cilin ai me lidhjet e tij të tmerrshme të krimit, me Sinaloen e Meksikës, me bandat e Durrësit dhe Elbasanit dhe Olsin e tij dhe Xibrakën, proces të cilin me vjedhjet famozë që jehojnë në Bruksel, djegësit, proces të cilit me Dubai Cityn e tij kërkon të krijojë lavatrixhen më të madhe në Evropë..Këto nuk ekzistojnë për Evropën dhe integrimin. Pra ekziston Greqia”, tha Berisha.