Ditën e nesërme do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania’ Kuvendi Kombëtar i PD-së, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha,
Mirëpo ndërsa tashëm e ndajnë vetëm disa orë nga ky aktivitet, Sali Berisha duket se është i shqetësuar për numrin e pjesëmarrësve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka pyetur simpatizantët e tij nëse do të marrin pjesë nesër në Kuvend. Ai ka kërkuar personat që do të marrin pjesë të komentojnë në postimin e tij.
“Sa nga ju do te jeni pjesemarres ne Kuvendin madheshtor, neser? Na tregoni ne koment”, shkruan Berisha në postimin e tij.