BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Politike

“Janë dy të vërteta të kithëta”/ Nuk pati asnjë zhvillim të ri në Kongresin e PS-së, shpërthen politologu i njohur: Rama nuk po i lëshon njerëzit e tij, por po i mbron

“Janë dy të vërteta të kithëta”/ Nuk pati

Për politologun Ilir Kalemaj, Kongresi i PS-së nuk prodhoi asnjë lajm dhe se ishte i pavlerë nga pikëpamja e interesit publik.

I ftuar në një program televiziv, Kalemaj tha se në këtë Kongres nuk pati asnjë lloj platforme të re ideore, ideologjike të PS-së.

“Nuk prodhoi asnjë lajm në kuptimin që nuk patëm asnjë ndryshim qeveritar, as cilësor as sasior . Nuk patëm asnjë platformë të re ideore, ideologjike të PS-së. Nuk ishte as vendi, as Kuvendi për faktin që nuk kemi një fushatë zgjedhore, nuk kemi zgjedhje në horizont dhe për këtë arsye ishte një Kongres i pavlerë nga pikëpamja e interesit publik. Nga pikëpamja e interesit politik të Ramës, çështja e strukturave, çështja e beniaminëve të tij, mund të vlejë brenda PS-së, është në pikëpyetje edhe kjo”, tha Kalemaj.

Më tej, Kalemaj u shpreh se miti “Rama po i lëshon të tijët”, nuk është i vërtetë, pasi ai po i mbron ata nëpërmjet formave të ndryshme.

Rama dje tha se nuk do të kemi republikë të prokurorëve, të gjyqtarëve, kjo ishte shigjetim në fakt ndaj punës që po bën drejtësia për momentin, ndërkohë që ka dhe spekulime dhe akuza nga opozita dhe jo vetëm që Rama ka nën kontroll sistemin e drejtësisë.  Janë dy të vërteta të kithëta në pamje të parë, por unë mendoj se janë edhe komplomentare. Nga njëra anë Rama nuk mund të lejojë që gjërat të dalin jashtë kontrollit të tij dhe nga ana tjetër, e aq më pak sistemi i drejtësisë Ka teza që u sakrifikua Ahmetaj për Ramën, Tushe për Veliajn dhe Rrjepaj dhe Rrapaj për të shpëtuar Ilir Beqajn.

Po pa u futur në konspiracionin e këtyre spekulimeve ajo që ne dimë apo vlerësojmë në mënyrë të pavarur dhe paanshme është që Rama përkundër mitit që “i ka lëshuar të tijët”, ai nuk i ka lëshuar aspak, madje po i mbron duke i ofruar kopertura politike sa herë të mundet, kurdo herë që të mundet. Ahmetaj kishte kohë që i kishte prishur marrëdhënien me Ramën, ishte shkarkuar nga funksionet e tij, politike partiake brenda PS-së dhe u la i lirë të largohej jashtë vendit me sekretet e tij. Pjesën tjetër e ka mbrojtur, ka mbrojtur Beqajn ,Veliajn dhe eksponentë të tjerë, të cilët ose i ka mbrojtur drejtpërdrejtë ose i ka dhënë kohë dhe mundësi që të kenë mjaftueshëm përgatitje për t’i shpëtuar tentakulave të drejtësisë, ose i ka veshur me mburojë që në momentin e parë nëpërmjet VKM-ve dhe akteve të tjera kolektive”, tha Kalemaj.



 

Më të lexuarat