BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Politike

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli në një bisedë në studion e “Radarit Informativ” foli për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe kandidatët e opozitës.

Sipas tij, të dyja palët e opozitës kanë interes që të mbrojnë pushtetin e tyre dhe jo të përballen me pushtetin aktual.

Kadilli: Edhe projekti që kam shpallur, me ambicien për të kandiduar për Tiranën ka qenë me këtë qëllim, për të bërë më mirë për demokracinë. Të gjitha palët kanë më tepër interes për të mbrojtur pushtetin e tyre mbi një copë të opozitës, se sa të përballen me pushtetin. Qartazi ne po shkojmë të ndarë. Projekti im ishte që t’i shërbeja bashkimit, një projekt që do t’i shërbente të gjithë opozitarëve. Fakti që kishte një lojë nga të dy palët me qëllimin e vetëm kujt do t’i mbetet fatura pse nuk u bashkuam, e pamundëson projektin tim.

Zoti Kadilli u shpreh se të dy grupimet përpiqen të kontrollojnë sa më shumë pjesë të opozitës dhe nuk krijojnë aksion politik. Sipas tij, forca politike ka nevojë të ndjeje qytetarin dhe t’i japë përgjigje qytetarit dhe ai nuk e shikon këtë te asnjë nga të dy grupimet e PD-së. Në gjykimin e tij, gjuha politike e opozitës sot janë vetëm dy protesta dhe akuza.

Kadilli: Të dyja janë mjete që i ka opozita për të refuzuar pushtetin, por misioni i saj është të shndërrohet në një alternativë konkurruese me pushtetin, jo thjesht ta refuzojë pushtetin. Berisha nuk ka lançuar ide të reja politike në këtë vit, që kur ka marrë drejtimin e PD. E njëjta gjë vlen dhe për grupin e deputetëve, madje ata janë më inaktivë. Shoqëria ka nevojë që të konkurrojë pushtetin autoritar të Edi Ramës, tha Kadilli. Si mund të jetë një parti shpresë kur komandohet nga një njeri i vetëm? Një nga defektet kryesore që kemi ne si shoqëri është që merremi me personin, jo me idetë. Një person që hyn në politikë i vë vetes një mision, ta çojë shoqërinë përpara, jo t’i shërbejë veseve të saj. Mos i shkoni nga mbrapa individit, por kërkoni idetë e reja politike. T’i shkosh mbrapa një njeriu që ka 30 vite në politikë, qoftë Berisha, qoftë Rama nuk është shpresë. Shoqëria ka nevojë sot për një përgjigje të re.

Ai theksoi se nuk e ka pasur asnjëherë ambicie që të garojë për bashkinë e Tiranës. Ai tregoi në studio se nuk do të votojë për asnjë kandidat në primaret e PD-së, pasi qëllimi i tij ishte që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët.

Kadilli: Nuk ka qenë ndonjëherë në ambicien time të garoj për bashkinë. Por gara për bashkinë është të godasësh mu në zemër pushtetin aktual. Në garën që po ndodh brenda PD-së, unë nuk do votoj për asnjë sepse qëllimi ime ishte që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët. Nëse secili shkon pas agjendës së vet dhe shkon me kandidatë që nuk sfidojnë, ne kemi dështuar. Opozita po shkon drejt humbjes turpëruese. Nuk shkon më që t’i bindim shqiptarët që oferta më e mirë është ajo që më garanton mua të bëhem deputet. Jo! Oferta më e mirë është ajo që sjell largimin e pushtetit. Rama mundet nga dikush që është 100% i ndrysëm nga Rama. mundet nga dikush që ka vetëm vlera perëndimore. 

Më të lexuarat