BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Politike

Komisioni hetimor për sistemin TIMS/ BIRN: Konsesus jo i zakonshëm mes opozitës dhe shumicës, miratohen të gjitha kërkesat për informim drejtuar institucioneve

Komisioni hetimor për sistemin TIMS/ BIRN: Konsesus jo i zakonshëm mes

Komisioni hetimor për të dhënat e sistemit TIMS miratoi të premten të gjitha kërkesat për informim drejtuar institucioneve publike, ndërsa mbledhja u përshkua nga një konsesus jo i zakonshëm mes opozitës dhe shumicës.

Kërkesat për informacion iu drejtuan Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Prokurorisë së Tiranës, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Konsensusi për të vijuar me punën erdhi pas dështimit të mbledhjes së fundit, ku palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për një votim teknik që kishte të bënte pikërisht me këto kërkesa.

Kryetari i komisionit, deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha se “nëse ka vullnet politik puna e komisionit ecën në shinat e ligjshmërisë”, ndërsa u kërkoi kolegëve socialistë që të ecej me këtë frymë dhe në fazat e tjera të punës.

Ndërsa nënkryetari i komisionit Toni Gogu, konstatoi se u kursye koha fizike kur fokusi vendoset tek zbatimi i ligjit se sa tek debatet politike. “Për të treguar vullnetin tonë të palëkundur për të hetuar, kursyem retorikat politike dhe gjithë kohën e vumë në dispozicion të veprimeve proceduriale”- tha ai.

Palët ranë dakord, sipas propozimit të ekspertëve ligjore, që në kërkesat drejtuar SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës të mos kërkohet vënia në dispozicion e “fashikujve hetimorë”, duke e konsideruar paraprakisht këtë dokument një sekret hetimor, që nuk mund të ndahej me Kuvendin.

Salianji tha se komisioni po merr për bazë sugjerimin e ekspertëve në këtë rast dhe pse ai vetë i qëndronte mendimit se, “çdo institucion duhet të marrë vetë rolin kushtetues që i takon dhe të përgjigjet apo jo, nëse tejkalohet ligji”.

Ndërsa Gogu arsyetoi se, komisioni nuk mund të vendoset mbi kompetencat e një organi tjetër.

Deputeti socialist Nasip Naço votoi kundër kërkesave për informacion drejtuar SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës, duke e konsideruar këtë akt të komisionit si ndërhyrje në punët e organeve hetimore, pasi kërkohen të dhëna për personat nën hetim dhe dëshmitarët në procesin hetimor.

“Po ngreni dorën se kështu keni vendosur ju , po duhet të jemi të kujdesshëm për këto dy institucione”- iu drejtua ai kolegëve duke shtuar se “gjithsesi në asnjë rast prokuroria nuk do të na japë asnjë emër apo të dhëna të tjera hetimore”.

Mazhoranca pranoi ngritjen e dy komisioneve hetimore pas arritjes së një pakti politik që i dha fund protestës në Kuvend të grupimit më të madh të opozitës, i njohur si “Rithemelimi”.

Por, këto komisione kanë një ecuri të ngadaltë të punës që prej krijimit, duke mbetur peng i përplasjeve politike, debateve për procedurë ose refuzimit të socialistëve për të marrë pjesë në mbledhje.

Komisioni për konçesionet e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe kontrolleve ‘Check-Up’ në shëndetësi, që drejtohet nga deputetja Albana Vokshi, nga 6 mbledhje  të njoftuara ka realizuar vetëm 2 për shkak të mungesës së anëtarëve socialistë. Puna e dy komisioneve ka një afat 4-mujor pune, i cili përfundon në muajin korrik. BIRN

 

Më të lexuarat