Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me Blendi Fefziun ka folur sërish lidhur me energjinë elektrike dhe sfidat që pritet të përballen qytetarët këtë vit.
Rama shprehet se qëllimi është që dimri të kalohet pa kufizime dhe pa prekur familjet dhe biznesin e vogël.
“Kur them i vështirë kam parasysh është se ne duam ta kalojmë dimrin pa kufizime dhe duam njëkohësisht ta kalojmë paprekur çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël. Ky dimër ka hyrë në sfidën e çmimeve të jashtëzakonshme. Shpresoj që ky dimër të mos jetë aq I vështirë sa të të tjerët.”- u shpreh kryeministri.