BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Aksident  me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e
x
BREAKING NEWS

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon
x

Politike

Kuvendi miraton pas 14 orë debatesh me 76 vota pro projektin për Portin e Durrësit, opozita paralajmëron se do e ankimojë në Kushtetuese dhe padit në SPAK Ramën, Ballukun dhe Ibrahimajn

Kuvendi miraton pas 14 orë debatesh me 76 vota pro projektin për


Parlamenti kaloi me 76 vota pro të mazhorancës dhe 35 kundër të opozitës projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik ‘Marina & jahtet e Durrësit’ ”, e cila zgjati më shumë se gjysmën e ditës së të enjtes në Kuvend, ku nuk munguan edhe debatet e forta mes opozitës dhe mazhornacës. Në këtë mënyrë, deputetët dhe qeveria socialiste i hapin rrugë projektit të shumëkontestuar me vlerë 2.1 miliardë euro, që parashikon ndërtimin e 12.646 apartamenteve, Portit të Thatë, hotele, etj, e fituar nga biznesmeni arab Mohamed Alabbar. Ditën e djeshme, fraksioni i “Foltores” paditi në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kryeministrin Edi Rama dhe 2 prej minestreve të tij Balluku dhe Ibrahimaj për Portin e Durrësit. Demokrarët janë optimist se Gjykata Kushtetuese do të shfuqizojë ligjin e miratuar mbrëmjen e së enjtes nga mazhoranca. Për çudi, kryeministri Edi Rama nuk ishte present në Kuvend në momentin kur u miratua pr/ligji për Portin e Durrësit, të cilin e mbrojti me pathos si në interes të kombit dhe rritjes ekonomike të vendit.

Kalaja: Kallëzim për Ramën, Ballukun dhe Ibrahimajn, marrëveshja në GJK

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në “Foltore”, avokatja Adriana Kalaja bëri me dije për mediat se ka kallëzuar penalisht shefin e qeverisë Rama së bashku me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe ministren e Ekonomisë e Financave, Delina Ibrahimajn për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv aktiv, etj, lidhur me aferën e Portit të Durrësit, e cilësuar si korruptive nga opozita. Ajo premtoi se do tëpadisë pr/ligjin për projektin “Marina&Jahtet Durrës”. Në Gjykatë Kushtetuese. Kalaja u shpreh optimiste se ligji për Portin e Durrësit do të pësojë të njëjtin fat si ligji special “Fusha” për shembjen e ish-Teatrit Kombëtar, i cili u rrëzua. "Sot kam depozituar një kallëzim kundër kryeministrit Edi Rama, zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, kundër Ministres së Financës Delina Ibrahimaj e kundër çdo zyrtari tjetër, i cili do dali i implikuar në aferën korruptive në Portin e Durrësit. Unë jam pjesë e grupit të PD që kemi çuar në Gjykatë Kushtetuese ligjin 145 të 2020. Marrëveshja e mbrëmshme do t'i bashkangjitet me një kallëzim po këtij kallëzimi në ditët në vijim. Ky ligj do të shpallet antikushtetues sepse do të ketë të njëjtin precedent si ligji special Fusha, që u shpall nga GJK. Unë mendoj të gjithë këta zyrtarë që kanë bërë shpërdorim detyre, korrupsion aktiv/pasiv, falsifikim dokumtentesh, fhe pastrim i produkteve të veprës penale”, deklaroi për mediat pas dorëzimit të kallëzimit penal”, u shpreh fillimisht avokatja Kalaja.

Kalaja: ‘Eagle Hills’ është ‘offshore’, pas tij fshihet ‘Symphony’

Ajo shtoi se paraqiti para prokurorëve të SPAK dokumente se kompania që ka fituar tenderin për Portin e Durrësit, “Eagle Hills Real Estate Devolpment”, është një kompani “offshore” fantazmë, që në të vërtetëështë ish-“Symphony Real Estate Development”, me bazë në ishujt Kajman. “‘Eagle Hills’, e kam vërtetuar sot para SPAK-ut, nuk është gjë tjetër, është e njëjta kompani, është‘Symphony’, por thjesht është ndryshuar emri”, foli për akuzat për projektin e Portit të Durrësit, kryetarja e Komisionit të Apelimit në “Foltore”, Adriana Kalaja.

Berisha: Rama nuk shpëton dot, ka firmosur marrëveshjen për Portin e Durrësit

Në një konferencë për mediat nga selia e PD, ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi mungesën e rivalit të tij Rama dje në Kuvend si përpjekje për t’i shpëtuar përgjegjësisë ligjore nëse në të ardhmen pr/ligji i Portit të Durrësit bëhet çështje e organeve të drejtësisë. Megjithatë, Berisha u shpreh i bindur se Rama ka kryer vepra antiligjore që shkelin Kushtetutën dhe MSA-në, pasi ka firmosur marrëveshjen me Mohamed Alabbar, gjë që e pranoi në Parlament se ka negociuar për 3 vite me Princin e Emirateve të Bashkuara Arabe. “Lëvizjet e Ramës janë krejtësisht për t’u fshehur, për të mbrojtur veten e tij dhe për të thënë nesër që ‘unë nuk e kam firmosur’. Por, ka një gjë. Ai ka firmosur marrëveshjen kuadër. Marrëveshja kuadër që deklaroi se ‘kam negociuar kushedi sa herë, jam marrë shumë me Emiratet’, është në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe MSA-së. Rama i thotë enturazhit të tij që kompania është e Princit. Edhe këtu (te Porti) nuk ka gjë që e shpëton. Rama nuk mundet kurrsesi të shpëtojë. E ka të sigurtë përgjegjësinë ligjore kudo që të shkojë”, deklaroi dje në konferencë për mediat Sali Berisha lidhur me qëndrimin e Ramës ndaj projektit “Marina&Jahtet Durrës”.