BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji vetëm opozitës që janë të përçarë, por edhe...

“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se Parlamentin në Shqipëri e kontrollon kryeministri Edi Rama dhe sipas tij, kushdo që ulet në karrigen e kryetarit, merr urdhërat nga Rama.

Komentet Topi i bëri gjatë një interviste për News 24, ku tha se Rama ka garanci te vetja sepse i ka nënshtruar të gjithë, disa përmes korruptimit dhe disa përmes shantazhit.

Ai shtoi se brenda PD-së ka dy tendenca, njëra e Sali Berishës, që sipas tij krijon tension dhe situate të shumta dhe tjetra ajo e Alibeajt, që sipas Topit është kthyer në një burokrat Parlamenti.

“Parlamenti mbart një frymë aspak civile. Kjo është shumë e rëndë. Që të shikoni dhe të merrni pritshëmëri për protestën e radhës, duhet të ktheni kokën pas. Protesta është një mjet demokratik, që mund ta bëjë edhe një individ. Një protestë e bërë nga opozita duhet të çojë diku, por kur kthehet në një lloj rituali, krijon jobesueshmëri. Po të më pyesni mua sot, edhe unë do i kthehem të kaluarës time, do të përdor të gjithë pozicionin tim politik, do të përdorë fakte, etj. Ti ke deputetë që nuk shkruajnë njëherë, është problemi i listave. Opozita ka përjashtuar elitën politike. Difektet e opozitës janë tek vetë opozita. Nuk ma mban goja se ç’përbërje, çfarë substance ka opozita, grupi parlamentar. Një vend që nuk ka një opozitë normale, është i destinuar të shkojë këtu ku po shkon.

Ju mendoni se bashkimi është thjeshtë sipërfaqësor, apo mekanik? Jo, janë probleme shumë të thella. Problemi është se cila është pika apo qendra e referencës së kësaj politike. Ju e shikoni që jemi në qendër edhe të një konjukture ndërkombëtare. Ai që bën politik duhet edhe të mos kompromentohet me emrin e dikujt, siç është zoti Berisha. Nuk ka një vend në Ballkan që po tenton të riciklojë njerëz që kanë dështuar disa herë. Politika është e rëndësishme për të ndërtuar institucionet. Kur thua politika për kryetarin, aty fillojnë diferencat. Politika ndërton shtetin dhe shteti ndihmon qytetarët.

Opozita e ka mundësinë të bëjë debatin politik në Kuvend. Për aq hapsirë sa kanë, të jenë të bashkuar dhe të artikuluar, mund t’ju them se një fjalë në Kuvend është sa 1 mijë fjalë. Nuk i vendoset faji vetëm opozitës që janë të përçarë, por edhe Edi Ramës. Parlamentin e kontrollon Edi Rama dhe kushdo që ka qenë në atë karrige, drejtohet nga kryeministri.

Unë shoh dy tendenca në PD, njëra është që njëri ka aktivitet publik dhe organizon struktura megjithëse nuk e ka legjitimitetin, ai vazhdon, ka eksperiencë, krijon tension.

Ndërsa Alibeaj ka legjitimitetin, por është kthyer në burokrat Parlamenti. Të dy palët kanë rënë viktimë e vulës, ose e siglës. Shoh një pamjaftueshmëri të pafalshme.

Rama ka garanci te vetja sepse i ka nënshtruar të gjithë. Disa i ka nënshtruar me shantazh, dis ai ka blerë, etj. Unë shikoj që kjo media, pra media në përgjithësi, i mbulon çështjet, krijon kakofoni mes individëve. Sot janë vetë opinionistët që pranojnë që paguhen nga politika”, u shpreh Topi.

Më të lexuarat