
Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më e fundit e prokurorisë për “Kobrën” dhe pesë të tjerë

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)

Lirimi i Alqi Bllakos, Zëri i Amerikës: Dy fëmijët e vegjël nuk kanë përkujdesje

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Tetor 2022

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, pranoi sot kërkesën e ish deputetit socialist Alqi Bllako, për ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie. Vendimi hasi në kundërshtimin e Prokurorisë së Posaçme, e cila bëri të ditur se do ta ankimojë vendimin në Apel.
Ish deputeti u arrestua në 1 prill të këtij viti, në kuadër të hetimeve rreth çështjes së inceneratorëve, dhe kryesisht atij të Fierit. Sipas avokatit të tij, Sokol Hazizaj, procesi hetimor ndaj zotit Bllako është përmbyllur dhe se klienti i tij nuk është në kushtet që mund të prishë provat, t’i shmanget hetimit apo të ndikojë në procesin hetimor. Avokati ka përmendur dhe kushtet familjare të ish deputetit, me dy fëmijë të vegjël që sipas tij nuk kanë përkujdesjen e duhur, për shkak se e ëma është e punësuar dhe detyrohet të lëvizë shpesh jashtë Tiranës.
Por Prokuroria e posaçme është shprehur kundër ndryshimit të masës së arrestit “sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar”. Ajo e ka akuzuar ish deputetin, për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”. Sipas Prokurorisë së posaçme ai, në bashkëpunim me ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe një tjetër zyrtar të Ministrisë, ku ai ka patur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit.
Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës. Akuzat e ngritura ndaj tij janë hedhur poshtë nga ish deputeti.
Rasti i inceneratorëve, konsiderohet gjerësisht si një prej aferave më të mëdha korruptive. Për rastin e Elbasanit dhe Fierit, hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, janë shoqëruar me disa arrestime, ku përveç e ish ministrit Koka, ish deputetit Bllako, nën akuzë kanë përfunduar dhe disa prej anëtarëve të Komisioneve të vlerësimit. Ndërsa administratorët e kompanive koncesionare, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, për të cilët ka urdhër ndalimi, janë në arrati. Të dy impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit dhe Fierit, ku përfshihet dhe procesi i djegies, janë tashmë nën sekuestro. Ndërsa për rastin e Tiranës, hetimet janë në vazhdim, dhe nuk ka asnjë të pandehur apo masë./ VOA
Më të lexuarat


Ambasadorja Yuri Kim: Media e lirë jetike për Shqipërinë, sulmet ndaj gazetarëve kërcënojnë demokracinë

Meta i bashkohet Berishës në protestën e 11 shkurtit, shprehet se nuk e ka takuar kurrë McGonigalin, kërkon nga SPAK të hetojë dhe ish-agjentin e FBI, Mark Rossinin

Ja si Yuri Kim shkatërroi planet e Berishës për të kapur PD, ish-kryeministri zbardh prapaskenat dhe sulmon ambasadoren, kreu i “Foltores” shton akuzat ndaj Ramës dhe Alibeajt

Beqiri tregon skemën si e mori Shkëlzen Berisha licencën për fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec dhe paralajmëron thellim të hetimeve nga SPAK për këtë aferë

Berisha: Largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet, mosbindja civile është sot misioni i të gjitha misioneve

Skandali “McGonigal”/ “Foltorja” dhe PD zyrtare, “betejë” dhe në Kuvend, 11 deputetë të Berishës kërkojnë mocion me debat pa kufizim kohe me Ramën

“Lufta” e PD për anëtarët e KZAZ, Celibashi njeh Lulzim Bashën si kryetar të selisë blu, “Foltorja” del jashtë loje dhe var shpresat te Ilir Meta për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit

Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike, i shtohen stacionit të ri të ish-Kinostudios në njësinë 4

Protesta e 11 shkurtit, Sula refuzon Berishën: Nuk do jem pjesë e tubimit, kjo është një shoqëri që ka vuajtur nga dhuna

Shqipëria me Gjykatë Apeli vetëm në Tiranë, shkrihen 5 në rrethe, 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë, kryetarja e KLGJ zbulon se 1868 çështje që kanë filluar gjykimin në qytete do shqyrtohen atje
