
Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin për gjyqin ndaj Fatmir Mediut

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt përjashtimit nga PD për shkeljen e statutit, mashtrimit të aleatëve dhe mbështetje të linjës anti-amerikane të Berishës

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën e zezë” Ilir Metën, Gazment Bardhin dhe 26 deputetë të tjerë, zbardhen prapaskenat e bujshme nga mesazhi i SHBA

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para gjykatëses Kotelly, sot ish-agjenti i FBI paraqitet në gjykatën e Uashingtonit, rendohen pozitat e kryeministrit shqiptar

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe si emrat në ‘listat e zeza’ nga SHBA po shkaktojnë “gjëmën” në Shqipëri

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Ministri ekonomisë takim me Menaxherin e BB për Shqipërinë, ja çfarë u diskutua

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Shtator 2023

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas. Mete vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Botërore dhe falënderoi z. Salinas për mbështetjen e vazhdueshme që BB i ka dhënë dhe i jep vendit tonë në procesin e reformave drejt integrimit europian dhe zhvillimit ekonomik.
Nga ana e tij, Salinas uroi Mete për detyrën e re si Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe shprehu gatishmërinë e Bankës Botërore për të vijuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Shqipërinë. Gjatë takimit u diskutua lidhur me rëndësinë e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të cilit më datë 26 shtator do të mbahet në Tiranë “Forumi i Ministrave të Ekonomisë”. Dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për nevojën për të shtyrë përpara procesin e Berlinit, si një mundësi shumë e mirë për mbështetje dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit, drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Banka Botërore u angazhua në mbështetjen e projekteve në tregti dhe transport, në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu një tjetër fushë ku Banka Botërore do të ofrojë mbështetjen dhe asistencën e saj ka të bëjë me sistemet e pagesave.
Deri më sot Banka Botërore ka ofruar për Shqipërinë mbi 2.4 miliardë USD financime, ku peshën më të madhe e zë mbështetja buxhetore me 42.23%, duke vijuar me investimet në sektorin e transportit me 13.77%, në sektorin e energjisë me 9.65%, furnizimin me ujë dhe kanalizime me 7.86% e të tjera.
Këtë vit u miratua nga BB Marrëveshja e re e partneritetit (Country Partnership Framework for Albania – CPF 2023-2027).
Më të lexuarat


Lindita Nikolla takim me Sorecën në Tiranë, zbardhen detajet nga biseda

Andi Bushati: Rama përdori McGonigalin e korruptuar për nevojat e tij politike vendore, ja skandalet që shkruajnë gazetat më të mëdha të Amerikës për liderin e selisë rozë

Gazetari "zbërthen" mesazhin e SHBA: Qëndrimi i amerikanëve për non-gratën ishte për Gaz Bardhin

“Lufta kundër korrupsionit është prioriteti i PD”/ Basha takime derë më derë me qytetarët, ja thirrja e fortë që i bën SPAK-ut

McGonigal pritet të pranojë fajësinë për akuzat se mori para nga ish-agjenti shqiptare! VOA: Parashikohet dënimin me 20 vite burg! Çfarë përmban marrëveshja me prokurorët

SPAK kërkon Shkëlzenin/ Juristja zbardh prapaskenat e forta: Berisha sot sulmoi drejtësinë, ja çfarë po tenton të bëjë me hetimet për ‘Gërdecin’

Presidenti për Zërin e Amerikës: S’më takon mua çështja “Beleri”, por drejtësisë

Presidenti Begaj në SHBA/ Kreu i shtetit kërkon njohjen e Kosovës nga këto tre shtete, ja çfarë pritet

“Qëndrim antishqiptar dhe imoral”/ Deputeti reagon ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb në OKB për Kosovën: Rama s’guxon të flasë

Jorida Tabaku: Pensionistët të varur nga lëmosha e qeverisë! U rrit vetëm 50 lekë në ditë, reforma ka dështuar!
