BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Politike

“Nuk mund të shpëtojë qeveria pa u hetuar për aferat”, propozimet e PS për hetimin parlamentar, reagon opozita: Janë antikushtetuese

“Nuk mund të shpëtojë qeveria pa u hetuar për

Opozita i konsideron antikushtetuese propozimet e publikuara dje nga Partia Socialiste për komisionet hetimore. Sipas deputeteve Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku përmes draftit të sjell në kuvend nga socialistët bllokohet e drejta e opozitës për të hetuar punën e qeverisë.

Ndryshimet ligjore të propozuara një ditë më parë nga socialistët për funksionimin e komisioneve hetimore, për opozitën janë antikushtetuese dhe bllokojnë të drejtën e pakicës parlamentare për të hetuar punën e shumicës qeverisëse.

“Së pari ligji ishte antikushtetues, nuk ka asnjë element të jurispudencës kushtetuese për komisionet hetimore. është një projektligj që bllokon gjithcka, i kthen komisionet hetimore në një dëgjesë publike,” – u shpreh deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.

“Nga një instrument në favor dhe në dorë të opozitës qeveria kërkon që ta kthejë në një instrument në favor të mazhorancës. I vetmi diskutim që duhet të ndodhte me mazhorancën dhe opozitën ishte objekti i komisioneve, pra duhet të ishte dhënë dakordësia për ngritjen e komisioneve,” – tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Tabaku dhe Çupi thonë se disa prej propozimeve që prezantoi Ermonela Felaj nuk janë të parashikuara në ligjet për komisionet hetimore të vendeve të tjera.

“Nuk është në eksperiencën e asnjë vendi tjetër, në vende të tjera të ngjashme ku ka pasur seanca me informacion sensitiv ose me informacion të rëndësishëm tregtar ose me informacion që cenon sigurinë, mbrojtjen e me radhë është rënë dakordësi që të jetë mbledhja e mbyllur. është gjetur një mënyrë sesi të ngrihet një komision hetimor për të kontrolluar komisionet hetimore,” – tha Tabaku.

“Vendimet e ndërmjetme, seancat e mbyllura nuk janë të parashikuara jo vetëm në ligjin gjerman por në të gjitha ligjet që unë jam konsultuar,” – u shpreh Çupi.

Por si do jetë reagimi i opozitës në një kohë kur drafti është depozituar në kuvend dhe pret diskutimin në komisionet parlamentare. 

“Nuk mund të shpëtojë qeveria pa u hetuar për aferat,” – deklaroi Çupi.