
Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin e minutës së fundit

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

"Pasqyrë besnike e dëshpërimit të opozitës", Rama reagon pas akuzave për lidhje me McGonigal

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2023

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për akuzat e ngritura nga opozita në lidhje me ish zyrtarin e FBI-së të arrestuar nga drejtësia amerikane, Charles McGonigal.
Deklaratë e Kryeministrit Rama
Ky mal i madh mbarsur me fantazi dhe ligësi, do të pjellë edhe më pak se një mi. Fatmirësisht gjithçka është e hetuar në SHBA dhe konkluzioni i hetimit s’ka asnjë lidhje me mua a me qeverinë shqiptare. Paratë e marra prej rusëve nga PD nuk janë shpikje, po fakt po ashtu i hetuar dhe i provuar botërisht.
Deri dje thoshin Edi Rama dhe Sorosi, sot thonë Edi Rama dhe zyrtari i lartë i FBI, por si njëra si tjetra bien përtokë përballë fakteve të hetuara. Në këtë çështje zyrtari i lartë i FBI nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten me ulërima në Shqipëri, po vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij.
Edhe më qesharake janë akuzat për përfshirjen e oligarkut rus në biznes në Shqipëri, si pjesë e këtij konspiracioni agjenturor të tipit kinematografik “Fije që priten”. Kompania Strabag është flamuri më i madh i ekonomisë austriake, e cila ashtu si edhe kompania Trema operojnë në Shqipëri prej dekadash.
Të lidhësh një aksioner rus të këtyre kompanive (i cili së fundmi është përjashtuar prej tyre si një individ nën sanksionet e luftës) me këtë përrallë që edhe pa të është krejt groteske, do të thotë të jesh në dëshpërim total.
Dihet që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe kjo histori është pasqyrë besnike e dëshpërimit të opozitës sonë, e cila përveçse s’ka kokë ka mbi kurriz çështje madhore si Gërdeci, 21 janari apo edhe lidhjet ruse qysh në kohën kur bashkoi votën me partinë e Putinit në Këshillin e Europës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto janë fakte që kërkojnë drejtësi, jo teori konspiracioni dhe s’ka teori konspiracioni që i varros dot në harresë.
Më të lexuarat


Cilën PD do votojnë shqiptarët? Alibeaj zbërthen skenarët dhe zyrtarizon kandidaturat e 14 majit nga selia e re

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

Zbardhet sondazhi, 67.5%e qytetarëve nuk e duan Sali Berishën, Partia e Lirisë vijon të mbetet forca politike më e urryer e shqiptarëve

Flutura Açka akuza të forta në Kryesinë e PD: Kandidatët e primareve në kurth, nuk ka turp më të madh sesa të çosh vota te Meta

Rama sulmon BE dhe e akuzon se është treguar hipokrite me Shqipërinë, ja mesazhi i kryeministrit për Britaninë e Madhe

Brizida Gjikondi: Berishës nuk i intereson bashkimi, përçarje do të ketë edhe mes këshilltarëve bashkiakë

Kryeministri Rama: Rrjetet kriminale s'janë shqiptare, por ndërkombëtare, duhet të ketë sistem vizash që njerëzit të aplikojnë rregullisht

“Foltorja” kallëzon PS në SPAK për “Aktivistin”, prokuroria kërkon të jepet me postë, Bylykbashi: Ky është skandal më i rëndë se patronazhistët

Meta i bashkohet tryezës kundër dhunës ndaj grave në Shqipëri: Të bëjmë politika për parandalimin e saj

Veliaj: Më parë politika futej në çdo kantier pune, Tirana nuk ka më kthim pas, qytetit i shkon ligjshmëria, rregulli dhe disiplina
