Deputeti demokrat Luan Baçi si drejtues politik i qarkut të Fierit, po ndjek sot votimin që po kryen anëtarësia e PD në Lushnjë për të zgjedhur kryetarin e ri të degës.
Në mesazhin e tij të publikuar mëngjesin e sotëm, Baçi shkruan: ” Në Lushnjë filloi proçesi i votimit per zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të degës!
Suksese dy kandidatëve në garë, Eduard Sharka dhe Klement Çela! Suksese Partisë Demokratike dega Lushnjë!”