BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Politike

PD nxjerr prapaskenat e forta: Pushteti lokal dhe qendror presion ndaj punonjësve të administratës publike për t’u anëtarësuar në PS

PD nxjerr prapaskenat e forta: Pushteti lokal dhe qendror presion ndaj

Partia Demokratike përmes nënkryetarit të saj, Roland Bejko ka denoncuar dje presionin e jashtëzakonshëm që po ushtrohet ndaj administratës publike lidhur me fushatën e anëtarësimeve në Partinë Socialiste. “Partia Demokratike e Shqipërisë denoncon presionin e jashtëzakonshëm që është duke u ushtruar ndaj administratës publike lidhur me fushatën e anëtarësimeve në Partinë Socialiste. Ajo që po paraqitet për propagandë si një fushatë normale dhe me dëshirën e njerëzve, në të vërtetë fsheh presionin që pushtetarëve qendrorë dhe lokalë bëjnë ndaj vartësve të tyre. Mjafton të shohësh fotot që ata shpërndajnë për të parë dhe për të kuptuar që në fakt pjesëtarët e këtyre takimeve janë punonjës të administratës, drejtues shkollash, mësues, edukatorë, infermierë apo punonjës të personelit mbështetës, që merren në takime nën presionin e vendit të punës dhe jo të dëshirës së tyre vetjake.

Kjo nuk është hera e parë që Partia Socialiste bën të njëjtin presion ndaj administratës, ku herë nën kërbaçin e vendit të punës dhe herë të tjera nën syrin vigjilentë të patronazhistëve, përditë dhe më shumë e bëjnë këtë vend të pajetueshëm, duke i detyruar njerëzit të largohen nga sytë këmbët, për shkak të mundësive të pakta të lirisë që ngushtohet përditë dhe më shumë. Propaganda e administratës së depolitizuar nuk mund të justifikohet me presionin dhe shantazhin për bukën e gojës. Të njëjtin gabim, si socialistët sot, e ka bërë më parë, në 2012 edhe Sali Berisha me drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët detyruan nëpunësit e administratës të merrnin teserat e Partisë Demokratike, por që kjo praktikë u refuzua me vota nga qytetarët në zgjedhjet e 2013. Kjo do ndodhë edhe me Edi Ramën në zgjedhjet e 2025. Ndaj, Partia Demokratike e Shqipërisë synon t’i japë fund kësaj maskarade me administratën publike, duke u dhënë shqiptarëve dhe punonjësve lirinë e duhur për të zgjedhur dhe mundësinë për të qenë të patrysnuar në preferencat e tyre politike. Partia Demokratike e Shqipërisë, nesër në pushtet, do ta modernizojë administratën publike, duke e bërë atë efikase dhe duke u dhënë qytetarëve mundësinë për të qëndruar në vendin e punës vetëm si pasojë e aftësive dhe meritave dhe jo e presionit apo dhunës partiake duke i dhënë fund njëherë e mirë sundimit të partitokracisë dhe liderit të partisë në pushtet, mbi shtetin”, thuhet në denoncimin e PD.

 

Më të lexuarat