Nën-kryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama në fushatën e vitit 2013, ku i premton pensionistëve zero TVSH për ushqimet e shportës.
Sipas Vasilit kjo ka qenë një gënjeshtër pasi ky taksim vazhdon ende edhe sot pas 11-vjetësh.
Postimi i plotë i Vasilit:
Pensionistet ne varferi te thelle, ndersa Rama vetem mashtron!(VIDEO)
Rama premtoi ne vitin 2013 zero TVSH per ushqimet baze, por ky ishte mashtrim sepse TVSH vazhdon 20% edhe pas plot 11 vjetesh.
Sot qindra mijra pensioniste qe shpenzojne gati 60 % te pensionit per tu ushqyer.
Por Rama nuk ju jep as ndihmen me te vogel dhe pensionistet detyrohen te paguajne 20% TVSH per ushqimet e tyre te mbijeteses si buken, vajin, miellin, orizin etj.
Projekt Ligji i Partise se Lirise per uljen ne 5% te TVSH per ushqimet e shportes u rrezua dhe u votua kunder nga deputetet e Rames ne Kuvend.
P.S Shikojeni VIDEON dhe dijeni se çdo gje qe thote Edi Rama eshte mashtrim!