
Cila PD regjistrohet në zgjedhjet vendore? Kreu i KQZ habit me përgjigjen

Skandali McGonigal, thirrja e fortë e Rudina Hajdarit: Rama do të hetohet nga FBI, SPAK të bashkëpunojë me amerikanët

Ndihmës Sekretarja amerikane e shtetit vizitë në Tiranë, ja çfarë pritet të diskutohet

Regjistrimi në KQZ/ Celibashi zbulon çfarë pritet të ndodhë me PD-në

"Berisha sheh ëndrra me sy hapur", Bejko ironizon hapur ish kryeministrin: Me miellin e amerikanëve s'bëhet shaka

"Rama takon anëtarët e FBI-së se jemi partnerët strategjikë", deputeti socialist për çështjen "McGonigla": Dezinformim, s'ka hetim për kryeministrin

Revoltohet Ylli Manjani, shpërthen keq në emision, grushton tavolinën: Nuk paska shteti para për pajisjet e zgjedhjeve?!

Çështja e McGonigal, Blushi del me reagimin: Rama korruptoi zyrtarin e FBI-së

Primaret në PD, deputeti Leskaj prezanton kandidatët në garë për Bashkinë e Vlorës

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2022

Deputeti Bujar Leskaj ka prezantuar tre kandidatët që do të garojnë në Primaret e PD-së, për Bashkinë e Vlorës.
Alta Azizi Haluci, Nada Daullja dhe Hysni Sharra, janë tre emrat që synojnë Bashkinë e Vlorës.
Leskaj thekson më tej se në 32 vite liri e demokraci, është hera e parë që një parti politike aplikohet procesi i Primareve, si një mekanizëm i jashtëzakonshëm i demokratizimit të brendshëm dhe model i mënyrës se si demokracitë bëhen të shëndetshme për shoqërinë e kombin.
“Sot, në 26 nëntor 2022 së bashku me deputetin Fatjon Veizaj, kryetarin e PD Dega Vlorë Atird Hoxha, sekretarin e PD Vlorë Klodian Xhyheri dhe drejtues të PD Dega Vlorë, mora pjesë në prezantimin e kandidatëve të PD për Primaret për zgjedhjet vendore të vitit 2023, znj. Alta Azizi Haluci, znj Nada Daullja dhe z. Hysni Sharra.
Takimi u zhvillua në sallën e Pallatit të Kulturës 'Labëria', në prani të një numri të madh anëtarësh të Partisë Demokratike, themeluesish, simpatizantësh dhe qytetarësh të paangazhuar, të rinjsh e të rejash.
Në 32 vite liri e demokraci, është hera e parë që një parti politike aplikohet procesi i Primareve, si një mekanizëm i jashtëzakonshëm i demokratizimit të brendshëm dhe model i mënyrës se si demokracitë bëhen të shëndetshme për shoqërinë e kombin.
Tre kandidatët paraqitën platformën e tyre qytetare e politike, vizionin dhe synimet për kthimin e Vlorës në një bashki, e cila duhet të drejtohet nga demokratët, për qytetarët vlonjatë.
Platformat e tyre, kanë në qendër qeverisjen me përkushtim dhe punën e palodhur për të ngritur standartet e shërbimeve për qytetarët dhe lehtësive për sipërmarrjet private dhe profesionistët e lirë!
Një model të ri qeverisjeje i cili mundëson çlirimin e energjive prodhuese dhe krijuese të metropolit të shqiptarëve! Një përkushtim për t’i kthyer qytetit dhe qytetarëve, dinjitetin që meritojnë! Platformat e tyre bashkoheshin në faktin që sot është një moment vendimtar për të marrë në dorë fatet tona dhe për të bërë ndryshimin, të gjithë bashkë, pa dallim! Vlora sot ka nevojë për alternativë, për shpresë, ka nevojë për vëmendje dhe respekt ndaj qytetarëve.
Pas prezantimit të kandidatëve qytetarë të pranishëm morën fjalën dhe u drejtuan pyetje, vlerësime e sugjerime kandidatëve të PD në Primare”, shkruan Leskaj.
Më të lexuarat


Regjistrimi në KQZ/ Celibashi zbulon çfarë pritet të ndodhë me PD-në

"Berisha sheh ëndrra me sy hapur", Bejko ironizon hapur ish kryeministrin: Me miellin e amerikanëve s'bëhet shaka

"Rama takon anëtarët e FBI-së se jemi partnerët strategjikë", deputeti socialist për çështjen "McGonigla": Dezinformim, s'ka hetim për kryeministrin

Revoltohet Ylli Manjani, shpërthen keq në emision, grushton tavolinën: Nuk paska shteti para për pajisjet e zgjedhjeve?!

Çështja e McGonigal, Blushi del me reagimin: Rama korruptoi zyrtarin e FBI-së

Sa para i dha qeveria për implementimin elektronik? Kreu i KQZ-së zbulon si qëndron e vërteta

Zotohet Gazment Bardhi, ‘shpërthen’ keq ndaj Berishës: Nëse vazhdon kryetar i PD-së në 2025, mbyll karrierën politike si deputet

"Zgjedhjet e 14 majit"/ Celibashi zbulon si do të jetë fleta e votimit

“Palët politike kanë një interes që shqiptarët...”/ Celibashi zbulon si do i informonte votuesit nëse do ishte në politikë

"Është koha të sakrifikojmë", Berisha "shpalos" porositë për 11 shkurtin: Ja çfarë duhet bërë duke nisur nga nesër
