
Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Rindërtimi, lagja e re në Ndroq me 74 shtëpi gati në vjeshtë/ Veliaj: Para vitit të ri shkollor do të hapim dhe shkollat e reja

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Maj 2021

Në lagjen e re të Ndroqit, e cila po ringrihet nga e para pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit, punohet me ritme intensive edhe gjatë muajve të verës, në mënyrë që ajo të jetë gati në shtator të këtij viti.
Plot 74 shtëpi të reja individuale që do strehojnë mbi 300 banorë të mbetur pa strehë nga tërmeti tragjik i dy viteve më parë do të akomodohen në këtë lagje e cila do të ketë edhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme që po strukturohet njësoj me lagjet në qendër të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, vizituan kantieret e kësaj lagjeje që pret të marrë formë së shpejti për tu dorëzuar në vjeshtë. Kryebashkiaku Veliaj tha se Ndroqi ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti ndaj dhe lagjja e re që po rindërtohet ka kapacitete më të mëdha.
“Herën e parë që erdhëm ishim te cepit tjetër i lagjes, ndërkohë kemi vazhduar edhe me një parcelë tjetër, kemi shkuar në 74 objekte. Jemi munduar që ata që kanë qenë në mes të territorit t’i akomodojmë, pra mos tua prishnim shtëpitë e në finale kur të bëhet rifinitura e lagjes së re do duhet që t’i akomodojmë me estetikë edhe pjesët e vjetra. Si kapacitet është katër herë më i madh se i Vaqarrit, duke qenë se kodrat e Ndroqit kanë qenë ndër më të prekurat prej tërmetit kështu që pjesa më e madhe do zbresin nga zonat kodrinore që janë në kufi më Durrësin dhe do jenë buzë lagjes, buzë rrugës kryesore,” u shpreh Veliaj, i cili tha se para vitit të ri shkollor do të hapim dhe shkollat e reja.
Në lagjen e re në Njësinë Administrative Ndroq është parashikuar të ndërtohen 74 shtëpi individuale, infrastruktura publike përkatëse, rrugë, trotuare, parkime rezidentësh, linja ujësjellësi, rrjete kuz dhe kub, ndriçim rrugor, punime për krijimin e sipërfaqeve të gjelbëruara dhe mobilim urban, një qendër shëndetësore dhe një kopsht.
Më të lexuarat


KQZ me "dorë të hekurt" ndaj socialistëve, ndalon 5 aktivitete, zbardhet arsyeja

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Bëhet i 'gjallë' Lulzim Basha, ja mesazhi që ka për qytetarët

Kur do të vijë ambasadori i ri i SHBA në Tiranë? Gazetari zbardh detaje dhe zbulon muajin

"E ftoj në debat televiziv për të…", Artan Fuga i bën thirrjen e rëndësishme deputetit të PS-së

Berisha prezanton një tjetër kandidatë për zgjedhjet e 14 majit (EMRI)

Zgjedhjet e 14 majit/ Demokrati parashikon situatën mes partive dhe ka mesazhin e fortë për Alibeaj

“Rama ka në dorë çdo pushtet, qeveris pa respektuar ligjin”/ Nuk përmbahet Berisha, ‘shpërthen’ keq ndaj kryeministrit: E ka shndërruar qeverinë në organizatë kriminale, vjedh çdo orë...

Deputetja Tabaku në Parlamentin Europian, zbardhet çfarë u diskutua

Spartak Ngjela plas deklaratën ‘bombë’: SPAK shumë shpejt do bëjë goditje të mëdha!
