BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Politike

“Të njëjtët aktorë të aferës së inceneratorëve, u përfshinë edhe në skandalin McGonigal”, Basha mesazh të fortë bamorëve në Paskuqan: Të jemi një shtyllë e fortë për SPAK

“Të njëjtët aktorë të aferës së

Nga një takim me mbështetës në Paskuqan, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal sërish tek dënimi i ish-agjentit të FBI-së, Charls McGonigal, duke theksuar se njëjtët njerëz që janë të lidhur me aferën e inceneratorëve, janë të lidhur edhe më aferën Rama-McGonigal.

Kjo është qeveria më e korruptuar në botë, arrin dimensione të paimagjinueshme. Të vërtetat që tha Arben Ahmetaj, për vete i përfshirë në këtë aferë publike, nuk mund të jenë thjesht dhe vetëm material për denoncime të natyrës mediatike apo politike. Ndaj siç e dini, PD ndryshe nga çdokush tjetër kemi dërguar në SPAK denoncimin e plotë, kallëzimin e plotë penal për të gjithë ata të përfshirë në këtë aferë me në krye të parin e qeverisë.

Të premten e kaluar Gjykata e Uashingtonit dënoi me 2 vite e 4 muaj burg ish-drejtorin e kundërzbulimit të FBI-së në Neë York. Është dënimi i dytë që merr. Dënimin e parë e mori para disa muajshm, 4 vite e 4 muaj e bashkë me këtë i shkon pothuajse 6 vite e gjysmë burg. Të parin e mori sepse kishte bashkëpunuar me një nga oligarkët më të afërt të Putinit dhe sënimin e dytë e mori sepse ka bashkëpunuar me Edi Ramën për të stisur një hetim të ndyrë, pjesë e luftës së ndyrë politike kundër opozitës, kundër Partisë Demokratike, kundër meje si kryetar i PD.

Me shumë prej jush shpesh, në formate pak më të vogla, e ka, ndjen brengën, revoltën tuaj. Ne demokratëve, me qëndrimet më të qarta në luftën kundër korrupsionit dhe në veçanti në raport me armiqtë shekullorë të interesave tona, po mundoheshin të na vishnin me zor një xhaketë të qepur kuturu me akuzat më të ndyra. Ishim ne që kërkuam hetimin e prokurorisë shqiptare që për dy vite jo vetëm që nuk faktoi asnjë nga shpifjet dhe baltat që u hodhën në drejtimin tonë, por i nxorri zbuluar si të pavërteta.

Tani nuk është vetëm kaq. Ajo që ndoshta që se imagjinonim dfot në 2018 apo 2019, duke e ditur se kishte duar që I lëviznin këto fije të padukshme për të nxirrë imazhin e PD, për të ndaluar një debat normal politik mbi çështjet që I interesojnë qytetarëve, u vërtetua shuma e paimagjinueshme dhe favore për të korruptuar një nga zyrtarët më të rëndësishëm të një vendi aleat, mik, partner strategjik. Drejtësia amerikane e ka thënë fjalën e saj, por ky nuk është fundi, është fillimi.

Apo për të thënë shprehej e famshme me të cilën e inaguroi këtë 11 vjeçar të kalvarit për shqiptarët, nuk ka parë gjë akoma. Nuk ka parë gjë akoma sepse të njëjtët njerëz që janë të lidhur me aferën e inceneratorëve, janë të lidhur edhe më aferën Rama-McGonigal. Ndaj është e qartë se gjendja në të cilën ndodhet vendi, ka këta përgjegjës dhe këta përgjegjës bëjnë gjithçka për t’i ikur përgjegjësisë. E po kapen kudo që munden për t’i ikur përgjegjësisë. Te PD nuk kapen dot. Synimi ynë është të jemi një shtyllë e fortë e mbështetjes politike dhe qytetare për SPAK-un, për BKH-n, për GJKKO-në. Ndaj nesër nuk do jemi në parlament, sikundër shpresoj që askush nuk do të guxojë të kthehet në një patericë të këtyre që nesër në parlament duan të falin shokët e tyre të dënuar për korrupsion, duan të ndalin hetimin e zyrtarëve që nuk i kanë deklaruar pasuritë e dyshimta të vëna në kurriz shqiptarëve.

 

Më të lexuarat