Gazetari, Klevin Muka në një studio televizive u shpreh se Xhaçka ishte në këshillin e Ministrave kur u votua miratimi i statusit të investitorit strategjik për bashkëshortin e saj, Gaçin.
Muka: Për të shmangur konfliktin e interesit sipas zotit Gaçi asokohe pyetur nga BIRN, mbaj mend që deklaroi se ajo çka është përfituar është vetëm hapësira e shfrytëzimit të plazhit për 35 vite përpara resortit.
Dhe është krijuar një shoqëri tjetër që pas hetimeve rezultoi se ishte e kunatës së Xhackës.
Asokohe sipas Xhaçkës dhe Gaçit, nuk kishte konflikt interesi.
Edhe pse Xhacka ishte në këshillin e ministrave kur u votua për miratimin e statusit të investitorit strategjik për zotin Gaçi.