BREAKING NEWS

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës
x
BREAKING NEWS

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe
x
BREAKING NEWS

Garë e fortë/ Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, ja kush është emri i njohur që kryeson garën

Garë e fortë/ Përfundon votimi në asamblenë e
x
BREAKING NEWS

132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në banesa të pa legalizuara, banorët zotohen duke iu marr ‘hak’ ndaj politikanëve: Do bojkotojmë zgjedhjet, nëse nuk na...

132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në
x
BREAKING NEWS

Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes, avokati i ish-deputetit Bllako kërkon t’i pushohet çështja, zv/presidentit të FSHF Dervishaj i heqin dy akuza

Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt, alarmohet Garda e Republikës dhe merr në mbrojtje kryetarin e opozitës

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt,
x

Politike

“T’ja bëjmë cunam qeverisjen”, çfarë po përgatit Berisha?

“T’ja bëjmë cunam qeverisjen”, çfarë po

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë përpara Parlamentit të mërkurën në datën 8 shkurt.

Gjatë takimit me Lidhjen Demokratike të Gruas, Berisha u shpreh se pas protestës së 11 shkurtit do të nisë një stinë e gjerë protestash në të gjithë vëndin, që do të mbyllen me rrëzimin e Ramës.

Ai tha se nëse Rama flet për tërmet me votën e shqiptarëve, shqiptarët do ia bëjnë cunam atij qeverisjen.

“Përballja me të është kushti që shqiptarët të votojnë të lirë. Ne kemi deklaruar, nuk vijmë në pushtet me mjete të tjera, veç se me votën e lirë. Ne kemi për detyrë të bëjmë që shqiptarët të votojnë të lirë. Ai flet për tërmet, ne duhet të ja bëjmë cunam. Jo zgjedhjet, qeverisjen. Ne jemi për zgjedhje të lira, nuk i prekim kujt votën dhe e respektojmë secilin. Por nëse ai do të bëjë votën tërmet, ne do të ja bëjmë qeverisjen cunam atij.

Data 11 është sipari i një revolucioni i cili ndalet vetëm me përmbysjen e Edi Ramës. Pasnesër në ora 10:00 se detyrat janë të shumta, opozita sakrificë është. Kjo është e vërteta. Nëse do të kishte një emër të dytë, opozitë-sakrificë do të thotë.

Pasnesër ne e kemi thirrur atë në parlament. Ftoj qytetarët e Tiranës, ska nevojë nga rrethet që të vijnë aty rreth parlamentit, të jenë aty. Të thonë edhe ata zërin e tyre jashtë parlamentit. Nuk mund ti lihet parlamenti një krimineli si ai. A e vinit re ju, ai vinte në parlament dhe shante në mënyrë më të shpërfytyruar. Asgjë sepse e dinte që ishte më kriminel se çdo kriminel tjetër në këtë vend.

Një njeri që porosit për të vrarë opozitën, për të asgjësuar opozitën ai është krimineli më i madh i këtij vendi. Prandaj dhe i shpërfytyruar vinte dhe sillet ndaj opozitës në mënyrën më armiqësore. Ne na mohojnë çdo të drejtë aty, e bëjnë që të ikim nga parlamenti, por jo jo nuk do të ikim nga parlamenti. Ne do të flasim aty, ju do të flisni aty jashtë parlamenti. Parlamenti është i juaji, është i qytetarëve, është tempulli i demokracisë dhe ne nuk ja lëshojmë një grushti kriminelësh parlamentin.

Të mërkurën në ora 10:00 ka urdhëruar Lindën e parlamentit që të përjashtojë 8 deputetë. E dëgjoni ju, të mërkurën në orën 10 kemi seancën e pyetjeve në parlament për Edi Ramën, tu shpjegojmë shqiptarëve për McGonigal, Marko Rossin, Duçkën, Nezën. Të ju shpjegojmë shqiptarëve të gjitha këto”, tha Berisha.

 

Më të lexuarat