BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Politike

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin

Avokat i njohur, Idajet Beqiri thotë se gjyqtarja i Iliriana Olldashi, e cila liroi nga qelia, Jamarbër Malltezin, i arrestuar në tetor të muajit që shkoi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, është në konflikt interes me dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa mes të tjerash zbulon se ajo është kushërirë e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjatë një prononcim për gazetën “SOT”, avokat Beqiri ka shkuar edhe më tej teksa ka treguar se kush janë njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset. Më poshtë gazeta “SOT” po pasqyron të plotë reagimin e zotit Beqiri.

Ja reagimi i plotë i avokat Idajet Beqirit për gazetën “SOT”

Njerëzit e Metës në sistemin e drejtësisë

Del Ilirjana Olldashi atje, ajo është në fakt kushërira e parë e Ilir Metës. Dhe Xhaferllari dhe Olldashi të dyja janë të lidhura këto, edhe ajo Sevdari është e lidhur me Olldashin se është nga Skrapari nga është Iliri. Ato janë të lidhura dhe krijojnë një zinxhir dhe hajde këputi. Malltezi e mori atë masë arrest në shtëpi, por nuk e meriton tashmë sepse po bilbilos në vend që të ul kokën dhe të thotë faleminderit për këtë nderë, po thotë SPAK është organizatë politike edhe thotë ja e shikoni unë e fitova. Ai nuk po tregon as pendesën më të vogël dhe Gjykata e Lartë nuk ta justifikon që këtë që t’i sot po sulmon SPAK-un. Në këtë vend për arsye subjektive, që lidhen më shumë me korrupsionin, për ta bërë korrupsionin më të fortë për të grabitur shqiptarët dhe që prokurorët të shisnin drejtësinë, këta arritën që atë që ishte më e rënda në masat e sigurimit si është arresti me burg pa afat ta bënte të zakonshme, të akuzuarit blenë masë sigurie tek drejtësia dhe drejtësia e shiste shtrenjtë këtë “mall”.

Arrest me burg është masë sigurie, deri sa çështja të hetohet dhe të jepet vendim i prerë nga gjykata. Nëse prokurori kërkon arrest shtëpie, gjykata  nuk e bënë dot arrest me burg pa afat. Po të kërkoj prokurori detyrim paraqitje gjykata nuk e bënë dot arrest shtëpie. Duke qenë kjo situata këta merr edhe mbush burgjet e vendit edhe ata të cilët kanë qenë fukarenj që nuk kishte se kush t’i mbante familjen dhe pa asnjë ndihmë thoshte  po shes diçka që të mos më  japin arrestin me burg që të dal të punoj dhe të mbaj familjen. Mendja e gjyqtarëve dhe prokurorëve shkon tek arresti me burg, por është masë sigurimi dhe masë sigurimi do të thotë që derisa të hetohet çështja dhe të shkoj për gjyq do të vlerësoj duhet të marr ndaj këtij personi një masë sigurimi ose jo dhe çfarë mase sigurimi duhet që të merret.

Ka plot çështje që çështja ka përfunduar, domethënë vetëm materiali që i çon policia prokurorisë dhe prokuroria e kthen në aktakuzë dhe ja çon gjykatës është  provuar krimi dhe nuk është nevoja që të merren prova të tjera, çështja mund të gjykohet me ato prova që janë marr dhe nuk ka nevojë që të marrësh masë sigurimi dhe nuk ke pse i mbush burgjet e vendit me të paraburgosur. Kostoja e një të paraburgosuri e ka koston  e lartë që merret nga buxheti i shtetit. Edhe ndaj Malltezit, edhe ndaj funksionarëve të tjerë të lartë të këtij vendit në rast se nuk ekzistojnë kushtet për arrest me burg, jepet detyrim paraqitje ose arrest shtëpie, por nuk është e thënë që të japësh arrest me burg.

Në kuadrin e asaj si ka ecur praktika, çfarë precedenti kemi krijuar Malltezi duhet të shkojë në burg pa afat. Kjo masë i është dhënë edhe njerëzve që kanë bërë krime më të vogla se kjo. Në raport me të dënuarit e tjerë, në këtë strukturë kriminale, të cilit SPAK nuk po i bie në kokë. Nuk është i përfshirë vetëm ish-kryeministri që ka krijuar kushte për korrupsion, por ka ministra dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë. Janë shumë të cilët duhet të merren si të akuzuar.

Në aferën “Partizani” i përfshirë edhe Bylykbashit

Duhet që të merret edhe Oerd Bylykbashi që për ta ndëshkuar personin bëri barrikadë dhe nuk donte që të bëhej kjo aferë korruptive që me dokumente të falsifikuara një pasurie publike si ishte kompleksi e bënë sikur ajo është pronë e tij. Ai arrin të çoj kontroll për të bërë presione dhe e shkarkoj nga puna, pra është në rolin e ndihmësit edhe ai, janë këta që ja bënë të mundur që ta bëjë këtë aferë Malltezi. Bashkëpunëtorët e Malltezit, kanë akuza më të rënda pasi kanë bashkëpunuar për korrupsion.

Duhej arrest me burg pa afat për Berishën, më pas për Malltezin. Kësaj i bie që të bëhet me i rëndë bishti nga sqepari. SPAK këtë gjë nuk e bëri, ja bëri kërkesën gjykatës për burg pa afat dhe gjykata e vlerësoj se duhet që ta pranonte këtë kërkesë të SPAK. Tani çështja shkoj në Gjykatën e Apelit dhe kjo gjykatë e ka të drejtën që ja ka dhënë ligji që ta vendos ndryshimin e masave të sigurimit. Ajo mund të jap edhe detyrim paraqitje, arrest në shtëpi si e dha, por mbi ca parime juridike ligjore ti e bënë një veprim të tillë.

Në rast se ajo gjyqtarja do thoshte që rrezik për të bërë një krim tjetër më të madh ky person nuk e ka më, provat janë marr dhe ato ai nuk i zhbënë dot  dhe nuk i zhduk dot, në rast se asaj do ti krijohej  bindja absolute  se ai nuk do kishte  rrezik  për tu arratisur, atëherë ajo mund ta  merrte një vendim të tillë. Por, ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë, asaj mendja i ka shkuar tek paragjykimi, ajo e paragjykuar këtë çështje. 

Reagimi i KGJ ndaj presioneve të Berishës

KLGJ doli dhe tha mos e shantazhoni këtë gjyqtare për zbutjen e masës së sigurisë. E para KLGJ nuk duhet që të bëhet e gjallë vetëm kur preken të tilla interesa që kanë të bëjnë edhe me atë vet. KLGJ thuajse se është inekzistente dhe nuk e bënë punën e saj, ajo duhet që ta  thërriste këtë gjyqtare dhe ti thoshte ne nuk po i futemi vendimit, por ti kur ishe në konflikt interesi dhe ke blerë shtëpi atje, pse si the kryetarit të gjykatës që kam konflikt interesi sepse kam blerë një shtëpi atje. KLGJ duhet ti thotë që duhet që ta bënte këtë që të tërhiqej dhe ajo jo vetëm që se bëri por thellohet edhe më tej i vete në dorë çështja e heqjes së pasurive të Malltezit. Pastaj kur i erdhi kjo pjesa e sekuestros kur ajo edhe u përgojua  të thoshte dua të jap dorëheqjen, por pret të thotë prokurori  jep dorëheqjen. Pse ajo e lejoj veten që të kërkoj  prokurori përjashtimin. 

Tani ajo gjyqtarja tjetër që do të shoh kërkesën e prokurorit të SPAK, nëse është ose jo konflikt interesi, ajo mund të thotë edhe nuk është konflikt interesi. Ajo mund  të thotë se ajo pronën e  ka blerë me çmim normal, por ajo se ka blerë me çmim normal, pastaj SPAK i ka  të gjitha mjetet në dorë që të shoh e ka blerë apo jo, apo e ka marr falas.

 

Më të lexuarat