BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Politike

“Ushtarët ukrainas janë trajnuar në Shqipëri”/ Ambasadori Shkurov e konfirmon: Nuk mund të jap më shumë detaje, por…

“Ushtarët ukrainas janë trajnuar në Shqipëri”/

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka konfirmuar se në Shqipëri janë trajnuar ushtarët ukrainas. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24, ai nuk dha shumë detaje, po u shpreh se ky informacion është shumë i saktë, madje theksoi se për këtë ka një vlerësim të madh në Ukrainë.

Për këtë temë, u shpreh, ambasadori është diskutuar edhe gjatë vizitës se Presidentit Zelensky në Shqipëri.

Pyetje: Ka një kuriozitet, nuk e di nëse e keni si informacion. A janë trajnuar ushtarakë ukrainas në Shqipëri?

Volodymyr Shkurov: Keni një informacion shumë të saktë. Nuk mund të flas me detaje për këtë, por mund të them që është e saktë, e vërtetë dhe vlerësimi për këtë në Ukraine është shumë i lartë. Përgjatë vizitës që u zhvillua kjo çështje u diskutua dhe u vlerësua me nota shumë të larta.

Ambasadori tregoi edhe përshtypjet e delegacionit të Kievit nga samiti i zhvilluar së fundmi në Tiranë. Shkurov u shpreh se deklarata e përbashkët e samitit tregoi mbështetje për Ukrainën dhe se vendet e rajonit e kuptojnë situatën me të cilën po përballet Ukraina.

Ai zbuloi se Presidenti Volodymyr Zelensky u kthye në Ukrainë i kënaqur nga vizita dhe me përshtypjet më të mira për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare.

Shkurov theksoi se kryesia e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB ka qenë shumë e suksesshme nëse merret në konsideratë konteksti se ku ndodhet Ukraina.

“Deklarata e përbashkët e samitit tregon mbështetjen për Ukrainën dhe se ato e kuptojnë situatën. Presidenti Zelensky u kthye në Ukrainë i kënaqur nga vizita dhe me përshtypjet më të mira për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare.

Në kuadër të vizitës ka qenë edhe takimi dy palësh dhe është nënshkruar edhe një traktat shumë i rëndësishëm për miqësinë dhe bashkëpunimin mes vendeve.

Kryesia e Shqipërisë në KS e OKB ka qenë shumë e suksesshme, nëse flasim për kontekstin ku ndodhet tani Ukraina. Në këtë mënyrë Shqipëria tregoi partneritetin dhe mbështetjen e saj ndaj Ukrainës dhe popullit që po i reziston agresionit rus. Përgjatë kësaj periudhe Shqipëria ka qenë bashkautore e shumicës së rezolutave që kanë të bëjnë me Ukrainën”, u shpreh Shkurov.

Më të lexuarat