BREAKING NEWS

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar me grupet kriminale për të asgjësuar armiqtë e tij, Idajet Beqiri nxjerr detajet e forta dhe zbulon ngjarjen e rëndë ku është implikuar edhe Monika Kryemadhi

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar
x
BREAKING NEWS

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali Berishës dhe Izet Haxhisë, nga vrasja e Azem Hajdarit, urdhri për të eliminuar një ministër, deri te strehimi në Turqi

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali
x
BREAKING NEWS

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke, detajet nga dosja që fsheh politikanët që i shërbyen Sigurimit dhe dështimi i planit të jugosllavëve për të eliminuar Ramiz Alinë, ja rrëfimi i fundit “bombastik” i Bujar Hoxhës përpara se t...

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke,
x
BREAKING NEWS

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra aleancë me Dumanin për të goditur pushtetarët e lartë, gjurmim të parave të pista, llogarive bankare dhe sekuestrim pasurie, ja si britanikët do plotësojnë me materiale shtesë dosjet përvëluese...

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra
x
BREAKING NEWS

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja çfarë përmban projekti i Edi Ramës në bashkëpunim me Sali Berishën kundër SPAK dhe institucioneve të pavarura

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja
x
BREAKING NEWS

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me përkrahësit e Sali Berishës, Shehu, Noka dhe Sula kundër komisionit të Edi Ramës

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave, orari i punës do të jetë 09.00 me 15:30, do të ketë edhe shpërblime, ja kategoritë që përfitojnë

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn
x
BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x

Rajoni

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime kundër shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit

Ish-anëtari i Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviç, u dënua me 20 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat përreth Pejës më 1999.

Sipas njoftimit të publikuar në ueb-faqen e Gjykatës së Lartë në Beograd më 24 prill, edhe gjashtë ish-pjesëtar të Ushtrisë Jugisllave u dënuan me krime lufte. Predrag Vukoviç u dënua me 13 vjet burgim, Abullah Sokiç me 12, Sinisha Mishiç me pesë, ndërkaq Lazar Pavlloviç, Sllavisha Kastratoviç dhe Boban Bogiçeviç u dënuan me nga dy vjet burgim secili.

Ndërkaq, Vellko Koriqanin dhe Millan Ivanoviç u liruan nga akuzat.

Sipas aktakuzës, ish-anëtarët e Detashmentit të 177-të të ushtrisë territoriale të Ushtrisë Jugosllave, (të njohur si “Çakallët”), morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat Zahaq, Lubeniq, Qyshk dhe Pavlan gjatë prillit dhe majit të vitit 1999.

Të pandehurit, siç u tha në aktakuzë, morën pjesë në vrasjet dhe në shkatërrimin e pronave të civilëve.

Prokurorët thanë se Toplica Milladinoviq si komandant i detashmentit, kishte urdhëruar dëbimin e civilëve shqiptarë dhe se ai kishte njohuri për vrasjet dhe vjedhjet gjatë zhvendosjes së dhunshme.

Në aktakuzë u tha se vrasjet u kryen në mënyrë mizore dhe tinëzare, teksa në shumicën e rasteve viktimat u qëlluan pas shpine. Më pas, shumica e trupave të viktimave u dogjën, në mënyrë që ata të mos mund të identifikoheshin.

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Beogradit mund të apelohet.

Natasha Kandiq nga organizata joqeveritare, Fondi për të Drejtën Humanitare, pas vendimit se jeta e njeriut nuk është e rëndësishme.

“Ndjenja ime, pas 14 vjetësh që nga nisja e gjykimit për vrasjen e civilëve në Qyshk, Zahaq, Lubeniq dhe Pavlan, është se jeta e njeriut nuk është e rëndësishme në procedurat gjyqësore”, tha ajo përmes një deklarate të lëshuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Gjykimi për këtë rast nisi më 2010. Vendimi i parë ishte marrë më 2014, por Gjykata e Apelit e Serbisë e kishte shfuqizuar atë më 2015.REL