BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x
BREAKING NEWS

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për aferën e inceneratorëve dhe rrugën Korçë-Ersekë, zbardhet dosja e PD zyrtare me provat “përvëluese”

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy orë Ogerta Manastirliun, nga ndryshimi i kontratës koncesionare, te rritja e kostos në mënyrë abuzive për buxhetin e shtetit, ja vendimet që mund ta fundosin

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi të takojë opozitën, baza e Kuçovës investim amerikan dhe mesazh për Moskën

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta tronditëse që mësuan kur e futën në skaner pas vitit ’94, nga përplasja me senatorët e SHBA, te akuzat për luftë civile në 1997 dhe të gjitha mesazhet e fshehta të Blinken nga vizita në Tir...

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta
x

Rajoni

Tensionet në Veri/ Diplomati austriak ngre alarmin: Kosova po përjeton krizën më të rrezikshme që nga shpallja e pavarësisë

Tensionet në Veri/ Diplomati austriak ngre alarmin: Kosova po përjeton

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ka thënë se Kosova aktualisht po përjeton krizën më të rrezikshme që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 dhe se gjërat lehtë mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shkatërrojnë gjithçka që u arrit në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e Bashkimit Evropian në dhjetë vitet e fundit.

Petritsch në një bisedë për Demostat, tha se ajo që duhet tani, është një përpjekje e re e Brukselit për të rikthyer të dyja palët në tryezën e bisedimeve

Petritsch është një ish të dërguarit e posaçëm të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe një ish përfaqësues i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnje dhe Hercegovinën. Ai gjithashtu mori pjesë në emër të BE-së si ndërmjetës në negociatat në Rambuje, të zhvilluara ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në mars të vitit 1999. Në atë kohë ndërmjetësimi bëhej nga një treshe e SHBA’së, BE’së dhe Rusisë. SHBA përfaqësohej nga ambasadori aktual në Beograd, Christopher Hill, BE nga diplomati austriak Wolfgang Petritsch, dhe Rusia nga Boris Majorski.

Duke folur për ngjarjet tragjike të ndodhura së fundmi në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ai paralajmëroi se konfrontimi vetëm do ta kthejë rajonin prapa.

“Normalizimi është thelbësor, sepse do të krijonte parakushtet për përparim ekonomik. Kjo është ajo që njerëzit duan, jam i sigurt. Ka shumë qytetarë të rinj dhe të talentuar që lënë shtëpitë e tyre për të emigruar në vende më paqësore, si Austria, Gjermania dhe Zvicra. Por Evropa dëshiron të shohë prosperitet, jo konflikt në vendet e ish-Jugosllavisë. Epoka e luftërave ka përfunduar. Tani duhet të rindërtojmë ekonominë dhe të garantojmë një jetë më të mirë për qytetarët”, tha Petritsch.

Ai tha se frikë se rritja e tensioneve në Kosovë mund të kthehet në konflikt të armatosur.

“Ekziston një rrezik i tillë, por Brukseli dhe Uashingtoni janë të gatshëm të parandalojnë çdo përshkallëzim. Nuk duhet të kthehemi në luftërat e së kaluarës”, ka theksuar ai.

I pyetur se kush është fajtori për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe Metohi, Petritsch tha se në çdo tension “gjithmonë ka dy palë”.

“Unë e shikoj këtë si një vëzhgues i jashtëm dhe më duhet të them se BE-ja duhet të veprojë më me vendosmëri dhe të mos lejojë që situata e sigurisë të përkeqësohet më tej. Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht BE-ja dhe SHBA-ja duhet të detyrojnë të dyja palët t’i kthehen dialogut”.

Sipas tij, është koha që të zbatohet ajo për të cilën palët janë bajtuar në Bruksel dhe Ohër.

“Propozimi gjermano-francez është ende rruga më e mirë për uljen e tensioneve. Shpresoj se Parisi dhe Berlini do të kthehen në rolin e tyre për të mbështetur aktivisht BE-në në përpjekjet e saj për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Nuk ka asnjë plan tjetër që do të ishte i suksesshëm”, tha Petritsch.

I pyetur nëse aktorët ndërkombëtarë, si Rusia dhe Turqia, mund të përdorin tensionet aktuale në Kosovë për përfitimin e tyre, Wolfgang Petritsch vlerëson se gjithmonë ekziston rreziku që aktorët e jashtëm të përdorin taktikat e tyre për të arritur pikë politike.

“Duhet të ndalet sepse është në dëm të Serbisë dhe Kosovës. Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, kjo duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë. Ajo që na duhet është të rifokusohemi në politikën evropiane të procesit të zgjerimit të gjithë këtij rajoni. Vetëm në Bashkimin Evropian do të ketë më shumë përfitime ekonomike dhe sociale për qytetarët”, tha Petritsch. /Reporteri