
Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe tregon si po shkon drejt burgut ish-kryeministri, zbardh planin e tij për të shkaktuar sërish vrasje politike

Zgjedhjet në veri të Kosovës, BE merr vendimin e rëndësishëm

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Dhjetor 2022

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se nuk do të jenë në gjendje të angazhojnë mision të plotë të vëzhgimit të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, për shkak të kohës së shkurtër të mbajtjes së tyre.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – do të mbahen më 18 dhjetor.
Kryetarët e këtyre komunave kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në veri, që bartin targa të paligjshme serbe.
Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat.
Szunyog tha se janë duke diskutuar ngushtë me autoritetet në Kosovë rreth përgatitjeve për zgjedhjet e shpallura në katër komunat veriore dhe se janë në konsultime me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe autoritetet tjera.
Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.
Këto komente Szunyog i bëri në një konferencë për media më 2 dhjetor, ku u prezantuan gjetjet preliminare dhe konkluzionet mbi gjendjen e zbatimit të rekomandimeve të misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2021.
Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve në Kosovë ka propozuar 23 rekomandime për autoritetet në Kosovë.
Rekomandimet fokusohen në regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, mbikëqyrje efektive të financimit të partive, reklamimin zgjedhor në platformat online, pastrimin e listave të votuese dhe rekomandime tjera.
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve në Kosovë, Lukas Mandl, tha se rekomandimet mund t’i përmirësojnë zgjedhjet e ardhshme dhe t’i fuqizojnë institucionet demokratike.
Misioni për Vëzhgimit e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian është organ i pavarur dhe neutral, mandati i të cilit është për të vlerësuar procesin zgjedhor konform standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve.
Bashkimi Evropian që nga viti 2013 ka vëzhguar të gjitha zgjedhjet në Kosovë./ REL
Më të lexuarat


Marrëveshja Kosovë- Serbi ende pa një vendim, Kurti i prerë thotë fjalën e fundit: Pa aneksime, saktë dhe transparente, të arrihet sa më shpejtë...

Çfarë po ndodh? Pas marrëveshjes Serbi-Kosovë në Maqedoni të Veriut, dy shtetet thirren përsëri në takim urgjentë, zbardhet çështja për diskutim

Parandalohet sulmi terrorrist në shtetin fqinj, do vdisnin të paktën 50 persona. Zbardhen detajet e rënda

Një bllok i fuqishëm në kufirin e Rusisë, amerikanët do të marrin kontrollin e 3 deteve, ja plani i bujshëm i SHBA për ndryshimin e hartës së Evropës, si do të preket Serbia dhe pse Vuçiç është tmerruar

Parandalohet tragjedia në Greqi! Planifikuan sulm ndaj një restoranti hebre, e pësojnë keq dy terroristët pakistanez: Për çdo vrasje do ‘shpërbleheshim’ me…

Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti minutat e fundit. Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

E frikshme/ “Arma për të hedhur në erë arritjen”, ja si ndikimi dhe ‘spicat’ e Rusisë mund të japin goditjen fatale marrëveshjes Kosovë-Serbi

Serbia i bën presion Kosovës: Asociacioni është vija jonë e kuqe, të themelohet tani

“Presione diplomatike”, presidentja e Greqisë Sakellaropoulou jep lajmin e HIDHUR për Kosovën: Dhe pse jemi të gatshëm, përsëri vijojmë të mos…

Një bllok i fuqishëm në kufirin e Rusisë, amerikanët do të marrin kontrollin e 3 deteve, ja plani i bujshëm i SHBA për ndryshimin e hartës së Evropës, si do të preket Serbia dhe pse Vuçiç është tmerruar
