
Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

I quan “siptari” shqiptarët, Konventa e BE-së dënon ashpër gjuhën e ministrit serb: Deklarime të tilla shkelin dinjitetin e institucioneve të republikës, është obligim...

Detaje nga ngjarja e rëndë në Pukë/ 11-vjeçari dyshohet se u plagos me armë zjarri nga një...

Zgjedhja e Presidentit të ri, reagon sërish PD: Gjithçka ishte fasadë dhe mashtrim, Rama e kishte paracaktuar emrin e Kreut të Shtetit

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë

A duhet ta lajmë orizin para se ta gatuajmë? Ekspertët i japin fund dilemës së amvisave

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Gusht 2021

Vite më parë, amvisat shqiptare e kishin zakon të shpëlanin orizin me ujë të ftohtë përpara gatimit të tij.
Me hapjen e tregjeve dhe futjen në to të produkteve të larmishme, por edhe me angazhimet në rritje, shumë amvisa nisën të hiqnin dorë nga kjo praktikë.
Ka amvisa që besojnë se larja e orizit është tashmë krejt e panevojshme dhe nuk ka asnjë ndikim në gatimin përfundimtar të tij.
Kjo sipas ekspertëve është e gabuar.
A Ia Vlen Barra Qeranë Të Lahet Orizi Përpara Gatimit?
Sipas ekspertëve, të cilit i referohet AgroWeb.org larja e orizit bën një ndryshim madhor, sidomos kur vjen puna tek orizi kokërr gjatë.
Shpëlarja largon papastërtitë e akumuluara në pako dhe mbi të gjitha eliminon niseshten që vesh sipërfaqen e kokrrës e cila më pas shkakton ngjitjen e tij.
Për shpëlarjen e orizit ju mund të përdorni një enë qelqi ose një kullesë.
Në fillim të procesit, uji që lëshon orizi është i turbullt dhe më pas gjatë shpëlarjes uji do të jetë i tejdukshëm.
Kjo shpëlarje do të ndihmojë që pilafi të shkërmoqet lehtë dhe të kokrrat të mos ngjiten me njëra tjetrën.
Megjithatë, ky rregull nuk vlen nëse do të gatuani rizoto me perime ose mish.
Ky gatim specifik kërkon një oriz më të qullët e kremoz.
Kremoziteti i rizotos mundësohet edhe nga niseshteja në sipërfaqen e çdo kokrre.
Ekspertët thonë se në shumë paketime të ndryshme, orizi përzihet me shkumës pluhur për të parandaluar lagështinë.
Pluhuri në fjalë mund të mos jetë i rrezikshëm për shëndetin, por sidoqoftë asnjë prej nesh nuk do ta ketë në gatim.
Ka argumenta sipas të cilave, shpëlarja e orizit eliminon ushqyesit e drithit.
Nga ana tjetër, orizi i bardhë, është një drith i përpunuar dhe i zhveshur nga ushqyesit.
Kjo tregon se shpëlarja e tij nuk luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt./AgroWeb.org
Më të lexuarat


Pasi ta provoni do të mbetet gjithmonë ëmbëlsira e fundjavës suaj, si të përgatisni Tiramisu me Fistikë

Ju duhen vetëm 3 përbërës, provoni recetën më të thjeshtë të petullave që do lëpini gishtat

Do t’ju dalë njësoj si e pastiçerisë, kjo është receta e trileçes më e lehtë që keni parë ndonjëherë

E dinit këtë recetë? Ja si t'i bëni domatet e vogla turshi, kanë një shije të rrallë

A duhet ta lajmë orizin para se ta gatuajmë? Ekspertët i japin fund dilemës së amvisave

Një truk i thjeshtë si të pastroni enët nga ushqimi i djegur

Ëmbëlsira më e shëndetshme që keni ngrënë ndonjëherë: Sfera kokosi vetëm me dy përbërës!

Paskemi vepruar gjithmonë gabim/ 3 mënyrat e sakta të shkrirjes së mishit të pulës

Truk për gatimin e simiteve të shijshme që do lëpini gishtat: Si t’ia arrini ta bymeni përherë brumin

I keni hedhur gjellës shumë kripë? Ekspertët e kuzhinës iu mësojnë 5 truket që do t’i shpëtojnë nga kjo situatë
