Një ekspert i marrëdhënieve është përpjekur t’i japë përgjigje një ndër pyetjeve më të mëdha të çifteve: “ Sa herë duhet të bëjnë seks në javë?”.
Jake Maddock, nga Brisbane, thotë se çiftet duhet të jenë intime dy deri në tre herë në javë, sepse kjo ofron “përfitime të shëndetit mendor dhe fizik dhe “rregullim hormonal”.
Në një video të TikTok , e cila ka fituar më shumë se 600 pëlqime, Jake tha: “Ka një grumbull të tërë shkencëtarësh pas kësaj. Është treguar me studime se është shumë mirë që femrat të përjetojnë orgazëm tre herë në javë.
“Është mirë për shëndetin e tyre mendor, shëndetin e tyre fizik, është i mirë për trupin e tyre, mirë për rregullimin hormonal të meshkujve, shëndetin mendor, shëndetin fizik. Ka shumë gjëra të mira që ndodhin. [Të bësh seks] dy deri në tre herë në javë do t’ju ndihmojë gjithashtu të lidheni shumë mirë me njëri-tjetrin.”- shtoi ai.
Jake gjithashtu pretendon se çiftet fillojnë të bëhen “dembelë” me jetën e tyre seksuale kur ndihen rehat me njëri-tjetrin dhe fillojnë të bëjnë më pak seks. Por ai pretendon se më shumë seksi mund t’i mbajë njerëzit në rrugën e duhur.
“Njerëzit në marrëdhënie afatgjata duket se bëhen dembelë dhe ata besojnë se të kryejnë marrëdhënie ‘një herë në javë është mirë’, ‘një herë në muaj është mirë’- tha ai.
Megjithatë, ekspertë të tjerë kanë argumentuar se nuk ka asnjë numër magjik që është i duhuri për çdo marrëdhënie.
Terapisti i çifteve dhe seksologu Isiah McKimmie tha për House of Wellness : “Nuk ka një sasi të caktuar seksi që krijon një marrëdhënie të shkëlqyer dhe është normale që dy partnerë të kenë ide të ndryshme se sa seks duan.
“Ajo që është e rëndësishme është që çiftet të punojnë së bashku për të gjetur kënaqësi seksuale që funksionon për të dy.”