BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Shëndeti

Keni probleme me sinozitin? Mjeku Ylli Merja prezanton bimën që do t’iu shërojë menjëherë

Keni probleme me sinozitin? Mjeku Ylli Merja prezanton bimën që do

“Sinoziti është një inflamacion i hapësirave që ndodhen në pjesën e zgavrës së kockave të fytyrës. Shkaktar i këtij inflamacioni janë bakteret dhe viruset që lundrojnë pezull në ajër, ato kur depërtojnë nëpër kanalet e holla të këtyre sinuseve shkojnë dhe depozitohen nëpër qëndrat e sinuseve duke u krijuar në masën e qeskave me sekrecione të cilat e kanë të vështirë të dalin duke qene se kanalet komunikuese me rrugët e frymëmarrjes janë shumë të holla. Gjatë një programi televiziv specialisti Ylli Merja ka theksuar se për këtë problematikë mund të bëhet një trajtim me antibiotikë, por kjo nuk është zgjidhje për mendim tim” shprehet mjeku, pasi vërtetë ky inflamacion apo këto qeska sekrecionesh mund të shkatërrohen e të ngordhin, por një pjesë apo bakter sado i vogël thahet dhe mbetet aty. Sëmundja përsëri ‘fle’ aty dhe nga një sëmundje e momentit mund të kthehet në një sëmundje kronike.  

Simptomat kryesore të sinuseve, ato të zakonshmet të forta janë: dhimbje fytyre, koke, presion në kokë, vështirësi në frymëmarrje, bllokim hundësh, rrjedhje hundësh lirshëm ose me vështirësi, humbje e nuhatjes, temperaturë në fytyrë ose kokë. Ndërsa simptomat më të lehta janë: këputje trupore, plogështi, dhimbje ballë-kokë-qafë, dhimbje dhëmbësh apo aromë e keqe e gojës.

Merja thekson se vendi ku shfaqet dhimbja e sinozitit është në mollëzat e faqeve, në ballë mbi vetullat, në rrënjën e hundës, në thellësi të kokës në mes. Sipas kohëzgjatjes së simptomave sinoziti akut zgjat 2-4 javë, sinoziti subakut zgjat 4 deri në 12 javë, ndërsa sinoziti kronik më shumë se 12 javë.

Specialisti i mjekësisë bimore Merja jep disa kura tepër efikase për trajtimin e sinozitit nga fazat më të lehta tek ato më të rënda, kungulli apo pjepri i egër që njihet në zona të ndryshme është ‘kirurgu natyral’ i sinuseve.

Trajtimi alternativ për sinozitin:

·Bëjmë çdo darkë avull me çaj sinoziti duke vepruar kështu: Në 1 litër ujë ziejmë 2-3 minuta 3-4 lugë gjelle çaj sinoziti (në mungesë 6-7 gjethe ekualipsi, 3-4 gjethe dafine dhe 1 lugë rigon). Vendosim tenxheren e çajit mbi tavolinë dhë qëndrojmë mbi avull 35 cm për 10-12 minuta.

·Pas avullit hedhim në dorë 4-5 pika propolis me rigon, 2 pika vaj dafine dhe 5 pika ujë. Thithim lëngun me hundë.

·Gjatë ditës sprucojmë në dorë nga 6-7 sprucime me antiseptik bimor. Mbajmë duart 3-4 minuta para hundës. Kjo bëhet 3-4 herë gjatë ditës

·Propolis me rigon, pini 3 x 10 pika në ditë pas buke

·Në sinozitet e rënda përdorim kungull të egër. Hedhim 10-12 pika nga lëngu i kungullit të egër, shtojmë ¼ e lugës së kafes me sheqer dhe e shkrijmë. Thithim lëngun e kungullit me hundë. Kjo bëhet para orës 15:00, pasi hundët do të rrjedhin çdo 10-12 minuta për disa orë. Kjo metodë shpërthen vatrat e sinuzitit në pak orë. Duhet kujdes që lëngu të mos lagë faringun dhe kordat e zërit, pasi i acaron ato. Për të mos acaruar laringun pini gjatë ditës 3-4 herë propolis dhe 2-3 herë në ditë nga 1 lugë kafeje vaj basani ose vaj ulliri.

Të gjitha vështirësitë thekson Ylli Merja, vërehen vetëm ditën e parë, nëse keni sinozit do të befasoheni çfarë do të nxirrni nga hundët dhe më pas dita e dytë e në vazhdim do të jenë ditë të zakonshme ku do të ndjeheni tërësisht të pastruar.