
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Dalja e patentave, eksperti ngre shqetësimin e madh dhe lëshon thirrjen e fortë: Përgjegjësit duhen dënuar

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Nëntor 2022

Hakerat iranianë duket se kanë në dorë gjithçka të shtetasve shqiptarë, sa i takon të dhënave të tyre që përpunohen në sistemet dixhitale, ku rrjedhja e fundit është zbulimi i databazës së patentave.
Lidhur me këtë, eksperti i IT, Genti Progni në një lidhje skype me MCN Live duke e konsideruar si një problem shumë të madh dhe shqetësues këtë fakt, u shpreh se ka një mungesë informacioni për publikimin e tyre. Ai tha se shqetësuese është se akoma nuk kemi një përgjegjës dhe nuk kemi një informacion të saktë se si është bërë penetrimi në servera.
Dalja e të dhënave të radhës, ajo e patentave do të thotë më shumë informacion në duart e iranianëve, është problem shumë i madh. Kemi një informacion jo i saktë sepse ne kemi hulumtuar dhe ka leje drejtimi që janë ndryshuar, pra ka mungesë informacioni për publikimin e të dhënave. Informacionet brenda janë ndryshe nga ato të publikuara nga ata, por kjo nuk e zbeh publikimin e këtyre të dhënave. Një tjetër institucion është hakeruar, konkretisht kemi patentat e shqiptarëve dhe aty janë dhe shenjat e gishtave të popullsisë shqiptare. Shqetësuese është se akoma nuk kemi një përgjegjës dhe nuk kemi një informacion të saktë se si penetrimi është bërë horizontale nga një server te një tjetër, pra se si janë futur nga ai server dhe kanë marrë të gjitha të dhënat, nuk e di.
Më tej ai theksoi se nuk beson se kjo ka ardhur si rezultat i një paaftësie, por sipas tij e gjithë kjo lidhet me mungesën e qëllimshme të transparencës.
Paaftësia nuk besoj se është sepse kemi pasur ndihmën e microsoft, mendoj se mbahet e fshehtë me qëllim për milionat që atje janë harxhuar, sepse lekët janë dhënë për tu bërë një datasenter por nuk është vendosur asnjë tullë. Populli se kupton rëndësinë e këtyre të dhënave dhe është lënë si në qetësi vetëm kur publikohet ndonjë gjë sikur ndizet ajo drita dhe na thërrasin nëpër media, kam pas raste që jam thirrur nëpër media dhe pastaj më janë fshirë postimet.
Progni shtoi më tej se si pas një investigimi të bërë prej tij, për të vërtetuar se sa të dhëna kanë dalë, deklaroi se të gjitha këto të dhëna lidhen me një hakerim të caktuar dhe se ka vërtetuar se 1/4 e të gjithë serverave të institucioneve ata i kanë dhe 3/4 ata nuk i kanë ku përfshihen legalizimet, hipotekat etj.
Ata kanë aksesin për ti fshirë dhe jo më për ti kopjuar dhe deri për zgjedhje e shoh situatën realisht të rrezikshme. Këto file, pdf janë montime për shantazh, mendoj se ata po përzgjedhin njerëz të caktuar se di për çfarë arsye, por i zgjedhin ata për të dhënë mesazhe të caktuara dhe për të dhënë mesazhin se ne kemi shumë herë më shumë se kaq dhe di që deri për zgjedhje ata po përpilojnë këto databaze për të nxjerr fakte dhe të dhëna më sensitive.
Në fund ai tha se ka ende shumë pikëpyetje dhe se nuk e sheh të arsyeshme që të hidhen sërish miliona para për sisteme të reja kur ende nuk janë dënuar përgjegjësit.
Ka ende shumë pikëpyetje, nuk mund të harxhojmë përsëri para pa pasur përgjegjës. Si mund ti harxhojmë sërish milionat pa pasur një përgjegjës, pa u dënuar ata. Ku ta dimë ne se aty s’ka qenë i përfshirë një punonjës, një bashkëpunëtor i brendshëm, pra pa pasur të dënuar dhe përgjegjës s’mund ti bëjmë sistemet e reja.
Më të lexuarat


Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Dështon atentati në Lezhë! Zbardhen detaje të reja, qëllohet me breshëri makina në ecje, manovron dhe u shpëton plumbave duke...

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Dosja e inceneratorit të Fierit në hetim, juristja zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Mund të ketë bashkëpunim me drejtësinë

“Është rritur konsumi”/ Eksperti Ervin Karamuço ngre alarmin: Përdorues droge doli edhe shoferi i...

Plas grushti me policin, e pëson keq 47-vjeçari

“Shkakton ankth e halucinacione”/ Eksperti Karamuço tregon lëndën narkotike që po përdoret masivisht dhe bën paralajmërimin e fortë

Zbardhen detaje të reja nga rrëfimi i Nuredin Dumanit: Fati Koçi ka shitur Arjan Spahinë tek kundërshtarët. SPAK letërporosi në Belgjikë për zbulimin e spiunit

Kthehet ora pranverore, në natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat lëvizin 60 minuta para

Aksident i rëndë/ Motorri përplas vajzën 5-vjeçare, dalin detajet e para
