Ish-kryeprokurorja Elisabeta Imeraj, e ftuar në një program televiziv ka folur rreth shpërthimit të fuqishëm që tronditi qytetin e Lushnjës ditën e premte.
Imeraj u shpreh se për të përcaktuar individualizimin e autorëve të veprës penale do duhen edhe veprime të tjera nga autoritetet përkatëse.
Sipas saj duke parë të dhënat e prokurorisë që tregojnë se leja është marrë nga vetë deputeti Bujar Çela ngrihen dyshime për fiktivitet të asaj që ka ndodhur.
Ajo shtoi se Çela mban përgjegjësi në rangun moral, por me aq sa paraqitet nga dokumentacioni ai mund të mbahet përgjegjës edhe në rangun formal.