
'Kartvizitën 'FBI' s'do e refuzonte askush', Vangjeli zbulon 'të pathënat': Ju tregon se me kë është takuar McGonical në Shqipëri

"Turp historik nëse ndodh", avokat Ngjela del me reagimin e fortë: Albin Kurti nuk do ta pranojë këtë ofendim të kombit shqiptar

A duhet të nisin hetimet ndaj Ramës nga FBI? Habit Kreshnik Spahiu

"Mund ta ketë dërguar këtë email në kushtet e xhelozisë", gazetari tregon detajet për çështjen McGonigal: Gjykata kërkoi dokumente dhe informacione për…

‘Shpërthen’ Lorenc Vangjeli, plas deklaratën e fortë për ish- agjentin e FBI-së McGonigal: Ka marrë miliona euro në Shqipëri dhe Kosovë, ka takuar biznesmenë, politikanë, gjyqtarë e prokurorë

"Erdhi një mashtrues...", analisti plas deklaratën e fortë: McGonigal kuptoi se këtu bëhen para, mburreshin se kishin një shok në FBI

Skandali me ish-zyrtarin e FBI-së/ Deputeti i PS e zbulon: Ja e vërteta që ju nuk e dini

Deklarata ‘bombë’ e Kryemadhit: McGonigal është kontaktuar sulmuar Ilir Metën

Emigrimi në Britani/ Po përhapet me shpejtësi, shpërthen sëmundja e rrezikshme në qendrën pritëse të azilkërkuesve, ku 80% e tyre janë shqiptarë. Eksperti ngre alarmin

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Nëntor 2022
Ekspertët shëndetësorë në Britani të Madhe po paralajmërojnë shpërthimin në qendrat pritëse të azilkërkuesve të difterisë, një sëmundje akute, tepër ngjitëse, që shkaktohet nga një bakter i quajtur Corynebacterium diphtheriae.
Sëmundja shumë ngjitëse që prek lëkurën, hundën dhe fytin, deri më tani është përhapur në një qendër të përpunimit të azilkërkuesve në Kent. Në këtë qendër është raportuar më herët të ketë shumë shqiptarë të mbërritur në Britani me gomone, që presin t’u trajtohet kërkesa për azil. The Guardian raportonte në tetor 2022 se ne qendren e migranteve ne Kent, 80% e azilkerkuesve ishin nga Shqiperia.
Dr Simon Clarke, profesor i biologjisë në Universitetin e Reading, raporton The Sun, ka deklaruar se gjasat janë që infeksioni të përhapet dhe në popullatën e përgjithshme.
Ai i tha The Sun: “Ndoshta do të ketë imunitet të mjaftueshëm në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të parandaluar transmetimin në shkallë të gjerë, por nuk do të më befasojë nëse ndodhin shpërthime më të vogla, të lokalizuara. Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa difteria është potencialisht një kërcënim serioz për shëndetin publik, ajo mbetet e trajtueshme me antibiotikë nëse diagnostikohet mjaft herët”.


Sipas ekspertit, infeksioni është potencialisht i rrezikshëm për migrantët.
Deri më tani, 50 emigrantë – përfshirë disa fëmijë – të cilët kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit janë diagnostikuar me difteri, tha ministri i imigracionit.
Dy persona janë shtruar në spital dhe një tjetër ka vdekur, raportuan të dielën Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKSHA).
Azilkërkuesit me simptoma të difterisë do të vendosen në izolim, tha Robert Jenrick.
Ministri i imigracionit u tha kolegëve se migrantët që tregojnë shenja të sëmundjes shumë ngjitëse do të veçohen nga të tjerët për një “periudhë të shkurtër” në qendrën e përpunimit Manston në Kent ose do të mbahen në një “qendër izolimi të caktuar” ndërsa trajtohen.
Më të lexuarat


“Jemi më pranë se kurrë ‘amnistisë fiskale’”/ Artan Hoxha ironizon projektin e Portit të Durrësit dhe zbardh prapaskenat e forta: Çmimi ”dysheme” nis nga...

VOA ngre alarmin: Bullizmi, fenomen shqetësues në Shqipëri

Ndërron jetë në Itali shqiptari, zbulohet arsyeja e rëndë

Çështja e Gërdecit, paralajmërimi i fortë nga Lorenc Vangjeli: Këtë javë do ketë surpriza, ja çfarë do ndodhë të enjten

Emigrantët sollën 1.14 mld euro, nuk do e besoni dot se nga cili shtet kryesohet rënditja e parave të ardhura

“Donim vetëm ta...”/ Torturuan qenin e tyre, çifti shqiptar në Itali përfundon në telashe të mëdha

“Në Shqipëri ka mbi 1 milion kamera”/ Karamuço plas deklaratën e fortë: Hakerat janë ende duke na sulmuar, së fundmi kanë nxjerrë...

Emërohen 13 prokurorë për Apelin në Tiranë, ja kujt i dha KLP-ja mandat drejtuesi tre vjeçar (Emri)

Motra shtatzënë vdiq na aksident, vëllai 23-vjeçares shqiptare përlot me detajet: E kisha këtë ndjenjë, burri i saj kohët e fundit pinte pasi kishte humbur babanë

“Fijet e krimit”/ Eksperti Karamuço zbardh detaje nga operacioni: Grupet kriminale kanë dëmtuar kamerat, aksioni duhet të ishte...
