
“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

A është Agron Neza ai një dëshmitar i penduar? Gazetarja e Zërit të Amerikës jep detajet për pafajësinë e McGonigal: Seanca zgjati 15 minuta

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Janar 2023

Gazetarja e “Zërit të Amerikës” Keida Kostreci ka deklaruar se seanca gjyqësore gjatë të cilës u mor vendimi për lirimin me kusht të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal ishte e shkurtër dhe zgjati 15 minuta. Në lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kostreci ka thënë se në këtë seancë gjyqësore kishte vetëm 1 të pandehur dhe ai ishte McGonigal.
Blendi Fevziu: Ka dalë në Gjykatën e Washingtonit sot dhe pritej që të shtyhej gjyqi?
Keida Kostreci: Dje u tha që mund të mbahej seanca gjyqësore në një ditë tjetër dhe jo sot. Pastaj pati një njoftim tjetër që seanca do të mbahej sot dhe ka përfunduar para 2 orësh. Ishte një seancë e shkurtër, 15 minuta, rutinë ku McGonigal e deklaroi veten të pafajshëm. Ishte një procedurë e shkurtuar, kjo ishte gjëja kryesore që doli nga kjo seancë. U tha se do të ketë një seancë tjetër në një kohë të dytë për të vazhduar me procedurën.
Blendi Fevziu: A është Agron Neza shqiptari që i ka dhënë atij 225 mijë Dollarë, por edhe para të tjera? A ka qenë ky personi që ka dëshmuar? Le të themi a është ai një dëshmitar i penduar?
Keida Kostreci: Nuk e dimë këtë. Nuk kemi të dhëna që të konfirmojmë një gjë të tillë.
Blendi Fevziu: Ju vazhdoni të keni të njëjtin informacion që nuk ka çështje të ngritur ndaj Nezës dhe Duçkës, apo jo?
Keida Kostreci: Seanca sot ishte pikërisht për këtë aktakuzë. Aktakuza ka vetëm 1 të pandehur dhe është McGonigal. Personi A dhe personi B që përmenden aty, përmenden në funksion të shkeljeve të këtij personi dhe në funksion të kësaj aktakuze që Departamenti i Drejtësisë ka ngritur ndaj ish-agjentit për shkeljet që ai ka bërë, për kontaktet dhe takimet që nuk ka raportuar dhe për përfitimet që mund të ketë pasur.
Ish-zyrtari u deklarua i pafajshëm sot në Gjykatën Amerikane, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera. Vetëm dy ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI.
Më të lexuarat


Lavrov lëshon deklaratën e fortë dhe 'shigjeton' perëndimin: Rusia do që t’i japë fund luftës ...

Profesori i njohur në Londër zbulon se çfarë përmban plani franko-gjerman: Vështirë të arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke

Turqia jep dritën jeshile për hyrjen e Finlandës në NATO, Suedia nuk merr përgjigje pozitive nga Erdogan

Boshti mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara në “luftën në hije” me Iranin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO ngre alarmin: Kina po kërcënon Evropën

Lufta në Ukrainë, ministri del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po planifikon Rusia

"50% e stafit u vranë në…"/ Alarmohet Vladimir Putin, Rusia humbet gjysmën e trupave elitare ajrore

E trishtë/ Ndërron jetë gazetari i njohur, u sulmua nga një i panjohur duke...

Plagosen rëndë 12 ushtarë gjermanë, zbulohet arsyeja e rëndë

SHBA dhe Koreja e Jugut i ‘tregojnë dhëmbët’ Veriut, ja çfarë pritet të ndodhë
