BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Bota

Gjermania do t'i dorëzojë Ukrainës edhe një sistem Patriot për mbrojtje ajrore

Gjermania do t'i dorëzojë Ukrainës edhe një sistem

Qeveria e Gjermanisë do ta furnizojë Ukrainën me një tjetër sistem ajror për mbrojtje ajrore, Patriot, teksa ajo përballet me luftën e Rusisë, ka thënë të shtunën ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Sipas një deklarate të lëshuar për media, sistemi do të dërgohet menjëherë në Ukrainë. Deri më tani Gjermania i ka dërguar Ukrainës dy sisteme Patriot. Sipas Ministrisë gjermane, sistemet e kanë dëshmuar vetën në luftën kundër agresionit rus.

Kjo dërgesë po bëhet teksa ministri Pistorius dhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Berbock po lobojnë intensivisht te partnerët për dërgimin të sistemeve mbrojtëse në Ukrainë.

“Terrori rus kundër qyteteve ukrainase dhe infrastrukturë së qytetit është duke shkaktuar vuajtje të pamatshme”, ka thënë Pistorius, sipas deklaratës. Më herët gjatë ditës, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrsky, ka thënë se “situata në frontin lindor është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme ditëve të fundit”.

Gjenerali i lartë amerikan, Christopher Cavoli, ka paralajmëruar ditë më parë se Ukraina nuk do të mund ta përballojë e vetme luftën kundër Rusisë, teksa një paketë masive e ndihmës amerikane vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara.

Ndihma është bllokuar prej disa republikanëve konservatorë, të cilët besojnë se çështjet e brendshme në SHBA duhet të kenë prioritet. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL