BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Bota

Ja çfarë do të ndodhë pas takimit Kurti-Vuçiç në Ohër, paralajmërohet kaos në Beograd, ekstremistët serbë planifikojnë protesta të dhunshme

Ja çfarë do të ndodhë pas takimit

Politikanët nga krahu i djathtë i presidentit serb Aleksandër Vuçiç po shfrytëzojnë rastin për të lidhur luftën në Ukrainë me dëshirën e tyre për të marrë nën kontroll Kosovën në kohën kur Vuçiç po hyn në negociata me BE-në për normalizimin e  marrëdhënieve me Kosovën, pavarësia e të cilës nuk njihet as nga Beogradi dhe as nga Moska. Fitorja e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë do të ishte një hap për Serbinë për ta kthyer Kosovën, beson Misha Vaciç, lideri i partisë politike ekstremisht nacionaliste dhe pro-Kremlinit të Djathtë Serbe. “Duhet të jemi të durueshëm dhe të presim që situata në Ukrainë të përfundojë dhe atëherë do të kemi kohë të mjaftueshme”, tha Vaçiç për Politico.

Çfarë pritet të ndodhë?

Mediat serbe shkruajnë se ekstremistët nga disa organizata ultra të djathta dhe pro-ruse në Serbi po planifikojnë demonstrata të dhunshme në ditët në vijim pas takimit mes presidentit serb dhe kryeministrit të Prishtinës sot në Ohër, në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Takimi në Ohër po zhvillohet me ndërmjetësimin e zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Evropian (BE). Njohësit e situatës politike me të cilët ka folur  media serbe “Blic” me këtë rast nuk parashikojnë rezultate epokale dhe besojnë se propozimi evropian për Kosovën nuk do të nënshkruhet, por mund të ketë kompromis për zbatimin e tij. Takimi në Ohër po zhvillohet me ndërmjetësimin e zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Evropian (BE). Njohësit e situatës politike me të cilët ka folur “Blic” me këtë rast nuk parashikojnë rezultate epokale dhe besojnë se propozimi evropian për Kosovën nuk do të nënshkruhet, por mund të ketë kompromis për zbatimin e tij.

Detajet nga takimi në Ohër

Fillimisht Borrell e Lajçak takohen me Kurtin dhe Vuçiç-in në takime të ndara. Këto takime nevojiten për konkretizim të pikave që më pas shërbejnë si hartë në takimin trepalësh mes dy diplomatëve të BE-së dhe Kurtit e Vuçiç-it. Takimet paraprake janë praktikë e vendosur nga ndërmjetësuesja e parë, paraardhësja e Borrellit, baronesha Catherine Ashton. Këtu u tregohet liderëve se kush do flas i pari dhe kush i dyti. Në cilat anë do të ulën, sa minuta kanë për fjalën hyrëse dhe për çka konkretisht do të flasin. Liderët në këto takime tregojnë gjithashtu pikat e tyre konkrete dhe më pas arrihet pajtim se çka duhet të flitet e çka jo. E gjitha bëhet që të mos krijohen befasi në takim, por secili paraprakisht ta dijë rolin e vetë. Më pas fillon takimi trilateral.

Borrell dhe Blinken bisedojnë për takimin e Ohrit

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka biseduar përmes telefonit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me takimin e sotëm Ohër, midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Dy zyrtarët thanë se tani është momenti për të bërë hapa domethënës në interes të Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin integrues.

“Të dy u pajtuan se ky është momenti i duhur për të bërë hapa domethënës përpara në interes të integrimeve në BE të Kosovës dhe Serbisë”, u tha në njoftimin e lëshuar nga BE-ja. Në komunikatën e lëshuar nga BE-ja u tha se biseda u përqendrua në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim, në cilësinë e vëzhguesit do të marrë pjesë edhe i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. “Borrell informoi sekretarin Blinken për zhvillimet e fundit të lidhura me procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shprehu pritjet nga takimi i Ohrit dhe nënvizoi rëndësinë e përparimit në dialog në të mirë të aspiratave evropiane të të dyja palëve”, u tha në njoftim.  Ky dokument prej 11 nenesh, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese. Serbia insiston që Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkaq Kosova kërkon që marrëveshja përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke.