BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Ekonomia

Ministia e Financave zbardh projektligjin për lehtësimin e procedurave për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal

Ministia e Financave zbardh projektligjin për lehtësimin e procedurave

Ministria e Financave ka publikuar për konsultim publik projektudhëzimin e ri “Për zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal”.

Dokumenti sjell disa risi që kanë të bëjnë kryesisht me harmonizim me legjislacionin e brendshëm mbi tatimet direkte dhe konkretisht ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” miratuar në mars 2023, përditësimin me modelin e marrëveshjes së vendit tonë me modelet e fundit të OECD dhe OBK, si edhe harmonizimin me procedurat e parashikuara dhe detyrimet që lindin nga konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare ku Shqipëria është bërë palë.

Udhëzimi i ri parashikon lehtësim të procedurave që duhet të zbatohen nga tatimpaguesit për zbatimin e marrëveshjeve për eliminimin e Tatimit të Dyfishtë, e cila synohet të realizohet nëpërmjet zëvendësimit të “Procedurës së Aplikimit” që zbatohet aktualisht dhe pritet miratimi nga DPT, me “Procedurën e Njoftimit të Administratës Tatimore”, pa pritur miratimin paraprak të Administratës Tatimore.

Për efekt kontrolli, aplikimet e tatimpaguesve në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve do i nënshtrohen në vijim procedurës së vlerësimit të riskut dhe do kontrollohen nga strukturat e auditimit të Drejtorive Rajonale.

Parashikohet thjeshtim i dokumentacionit dhe formularëve që tatimpaguesi duhet të dorëzojë në Administratën Tatimore, me qëllim argumentimin e zbatimit të dispozitave të Marrëveshjeve.

Zëvendësim i procedurës së dorëzimit manual të dokumentacionit me ngarkimin elektronik të tyre, me qëllim reduktimin e kostove dhe kohës së tatimpaguesit.

Pasi t’i nënshtrohet procedurës së konsultimit publik, projektudhëzimi i ri, pritet të hyjë në fuqi, me t’u miratuar me urdhër të Ministrit të Financave.