BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Kultura

Kalendari artistik në TKOB me koncerte dhe baletin “Carmina Burana”, në skenë këtë muaj dhe Ansambli Popullor

Kalendari artistik në TKOB me koncerte dhe baletin “Carmina

Veprat e kompozitorëve botërorë janë pjesë e koncerteve,  që do të zhvillohen gjatë muajit mars në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Pjesë e kalendarit artistik këtë muaj është dhe vepra “Carmina Burana”. Por nuk do të mungojnë në skenë këtë muaj dhe artistët e Ansamblit Popullor me një koncert. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka publikuar programin e këtij muaji, por fundjava e parë e marsit e gjen me "Il Trittico" nga kompozitori italian Giacomo Puccini. Programi më 9 mars në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit sjell një koncert instrumentalo-simfonik. "Shostakovich Celebration" është një koncert i veçantë me muzikën e një prej kompozitorëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar, Dmitri Shostakovich. Në data 15 dhe 16 mars do të jetë në skenë "Carmina Burana" e kompozitorit Carl Orff. Një vit më parë në skenë kjo vepër erdhi si opera, si një bashkëpunim mes trupës artistike të TKOB-së dhe Filharmonisë së Kosovës, me Orkestrën Simfonike e Korin e TKOB-së, si dhe Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, Konservatorin Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci”.  Por këtë vit gjatë marsit do të vijë si balet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, me lutjen e famshme "O Fortuna", përgjatë dy netëve. Pjesë e programit artistik këtë muaj është dhe Ansambli Popullor, që do të vijë me premierën “Lulet e pranverës” më datë 20 mars në skenë. Një koncert me Kastriot Tushën dhe Aranit Hoxhën, me krijimtari muzikore nga të gjitha trevat mbarëshqiptare.

Koncerti “Fat i Paepur” në skenë

Programi artistik i muajit mars në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit përmbyllet me muzikën e Tchaikovsky-t dhe Beethoven, që do vijnë në koncertin simfonik "Fat i Paepur". Koncerti instrumentalo-simfonik do të zhvillohet në datën 23 mars për publikun. Pyotr Ilyich Tchaikovsky  (7 maj 1840- 6 nëntor 1893) ishte kompozitor i madh rus i periudhës  romantike, dirigjent dhe pedagog. Muzika e tij njihet dhe pëlqehet për karakterin e theksuar rus, për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Veprat e tij kanë një frymëzim më perëndimor se bashkëkohësit e tij, ato mishërojnë elemente ndërkombëtare të gërshetuara me meloditë popullore kombëtare. Çajkovski jetoi dhe krijoi në të njëjtën periudhë kur jetuan dhe krijuan veprat e tyre "Grupi i të pestëve", por orientimi ideo-estetik i këtij kompozitori dallohet nga programi ideor i "Grupit të fuqishëm".  Ludwig van Beethoven (dhjetor 1770- 26 mars 1827, Vjenë Austri) ishte kompozitor i Epokës Klasike Gjermane. Ne vitet e fundit të jetës së tij ai filloi të studionte veprat e Bach dhe Handel-it si dhe shkroi Simfoninë e tij të Nëntë, ndoshta veprën më të mirë të tij. Veprat e tij më të njohura janë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë.