BREAKING NEWS

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin
x
BREAKING NEWS

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen keq ndaj kandidatëve të PS: Duhet të arrestohen

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen
x
BREAKING NEWS

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet s’vjen dot”/ Ish-deputeti zbardh skenarin e Berishës dhe paralajmëron

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset
x
BREAKING NEWS

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për këshilltarë, do bëni fushatë me Berishën? Gazment Bardhi habit me përgjigjen

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për
x
BREAKING NEWS

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për
x

Politike

Alibeaj shpërthen ndaj Berishës, akuzon kreun e “Foltores” se nuk është kryetari i PD dhe ka pushtuar selinë blu, paralajmëron se në zgjedhjet e 14 majit do dalë me kandidatët e tij

Alibeaj shpërthen ndaj Berishës, akuzon kreun e “Foltores”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është vënë në lëvizje pas dështimit të negociatave për bashkimin me “Foltoren”, ndërsa ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berishën dhe njerëzit që i shkojnë pas se kanë uzurpuar PD. Alibeaj theksoi se selia është e uzurpuar dhe se ajo ka vetëm një kryetar ligjor, që është ai dhe jo Berisha. “Jo dhe e them me dhembje. Mbledhjet plot tensione që janë bërë në mënyrë jo normale, një nga deputetët që nuk ishte anëtar i grupit parlamentar, krijoi tension. Seli e zaptuar. Kalojmë tek çështja  e gjykatës. Më 25 mars u dha një vendim që bëhet efektiv sa kohë që nuk ankimohet. Për sa kohë që në të drejtën time ushtrova të drejtën e ankimit, derisa të flasë gjykata duhet të heshtim. Kam kërkuar përshpejtim të gjykimit që s’po ndodh. Pse një vendim i shumëpritur po mbahet pezull? Më 31 maj kam bërë kërkesë për të përshpejtuar procesin. Selia është e uzurpuar. Ka vetëm një kryetar. Nuk do të lodhem duke e thënë. Ligjërisht, nëse jemi në një shtet të së drejtës ka vetëm një PD të njohur nga ligji e nuk ka 2 kryetarë, ka aspirantë”, tha ai.

Alibeaj: Do dalim me kandidatë tanë

Ndër të tjera, nga qyteti i Fierit ku zhvilloi dje një mbledh kryesinë dhe kolegjin e kryetarëve të Partisë Demokratike, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj teksa ka dhënë detaje nga dështimi i negociatave me grupin e Berishës, theksoi se ata do të zbatojnë vendimin e Kryesisë për të qenë me kandidatët e tyre në zgjedhjet e 14 majit. Madje Alibeaj zbuloi se kanë nisur punën për zgjedhjet vendore 2023 dhe se shumë shpejt do të publikojnë kandidaturat që do të garojnë në këto zgjedhje, si për kryebashkiakë edhe ato për këshillat Bashkiakë. “Me mbledhjen parë të kolegjit të kryetarëve të PD-së, që përbëhet nga gjithë kryetarët e degëve të PD, sëbashku me kryesinë. Qëllimi i parë ishte informimi për të gjitha zhvillimet rreth asaj që nga ana jonë u deklamua prej kohësh, synimi i sinqertë i daljes me 1 kandidat fitues në zgjedhje. Informimi i formulës që ne ofruam në takimet që Bardhi pati me Palokën, edhe me pozicionim e fundit të kryesisë pasi morëm atë lloj qëndrimi dhe vendimi nga Paloka. Ishte e udhës që jo vetëm të informimin. Qëllimi i dytë ishte fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të PD në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes, të strukturave, seksionet, grup seksionet, kryesia dhe mbi të gjitha fakti tjetër, i identifikimit të kandidaturave qoftë për kryetar bashkie apo edhe këshilla bashkiakë. Do shpërndahet udhëzimet për arritjen e këtyre qëllimeve”, u shpreh ai.

Bum kandidaturash

Ndërkohë po dje kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash. Ai theksoi  se  shumë shpejt do të fillohet me deklarimin e kandidaturave për të gjitha bashkitë. “Në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash që janë produktet e një procesi 1 anëtar 1 votë siç e ka statute. Shumë shpejt do fillojmë të deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit. Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë”, nënvizoi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Më të lexuarat