BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Politike

Autoriteti i Dosjeve reagon pas shantazheve dhe kërcënimeve të kreut të PL, kërkojnë që Ilir Metaj të ndiqet penalisht, thirrje organeve të drejtësisë të bëjnë punën për padinë e tij

Autoriteti i Dosjeve reagon pas shantazheve dhe kërcënimeve të

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit reagoi ndaj deklaratave fyese të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lidhur me akuzat se ka qenë bashkëpunëtor e organit famëkeq të diktaturës komuniste, Sigurimi i Shtetit. Në një deklaratë zyrtare, AIDSSH dënoi gjuhën fyese të ish-presidentit, i cili i konsideroi anëtarët e këtij autoriteti si “fëlliqësira”, në emisionin “Top Story” në “Top Channel”. AIDSSH denoncoi ish-kryetarin e shtetit për fyerje dhe dinjiteti person duke shkelur nenin 119, paragrafi 2 të Kodit Penal, i cili sanksionon gjobë 50 mijë lejë deri në 3 milionë lekë kur rasti ndodh për të dytën herë. Në këtë mënyrë, AIDSSH kërkon që Meta të ndiqet penalisht. “Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në mënyrë të përsëritur konstaton, me keqardhje, se gjuha e përdorur nga ana e z. Ilir Metaj në media (Intervistë me gazetarin Sokol Balla në emisionin ‘Top story’, 22 shtator 2022) është fyese dhe cenon dinjitetin e secilit prej anëtarëve të Autoritetit. Fyerja kundrejt moralit dhe dinjitetit të personit parashikohet si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, neni 119, paragrafi 2, i cili parashikon se: ‘Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë” , thuhet në deklaratën e AIDSSH.

Autoriteti i “Dosjeve” akuzon Metën se po e kërcënon
Në vazhdim të qëndrimit zyrtarit të Autoritetit të “Dosjeve”, Meta sulmohet gjithashtu se me gjuhën fyese të përdorur po intimidon (kërcënon) organin në fjalë. “Autoriteti shpreh keqardhje që shprehje fyese dhe jo etike, vijnë nga ish-zyrtarë në funksionet më të larta shtetërore dhe synojnë intimidimin e trupës kolegjiale gjatë zbatimit të detyrës për informimin e publikut me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit”, thuhet më tej në deklaratën e AIDSSH.

Padia e Metës, Autoriteti i “Dosjeve” i hapur për bashkëpunim me drejtësinë

Lidhur me padinë e Metës për 6 vepra penale ndaj AIDSSH për publikimin e informacionit se shtetasi me inicialet I.M. ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, Autoriteti i “Dosjeve” u kërkoi Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Tiranës që të kryejnë deri në fund detyrën për kallëzimet e ish-presidentit. Institucioni për deklasifikimin e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ofroi bashkëpunim me institucionet e drejtësisë për zbardhjen e së vërtetës për akuzat e kreut të PL. “Institucionet ligj zbatuese, përfshirë këtu edhe institucionet ku është paraqitur kallëzimi penal ndaj anëtarëve të Autoritetit, duhet të lejohen të kryejnë detyrën e tyre në këtë drejtim. Autoriteti është i hapur për bashkëpunim me çdo subjekt dhe të gjithë të interesuarit, si dhe garanton publikun për kryerjen me integritet, ligjshmëri dhe efektivitet, jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij”, mbyllet deklarata e AIDSSH ndaj fyerjeve dhe akuzave të ish-presidentit Ilir Meta.

Çfarë tha Meta në emisionin “Top Story”?
Në mbrëmjen e 22 shtatorit, ish-presidenti Ilir Meta ofendoi AIDSSH duke i quajtur anëtarët e vet “fëlliqësira” të përdorura nga kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste për ta goditur politikisht. Kryetari i PL shtoi se AIDSSH ka kryer shkelje skandaloze të ligjit duke marrë 7 vendime në një mbledhje mbi e-mailin se shtetasi me inicialet I.M., pjesë e politikës së sotme, ka denoncuar një shokun e tij në universitet të ish-Sigurimit të Shtetit për tentativë arratisjeje. Meta akuzohet gjithashtu se për të fshehur të kaluarën, ndryshoi mbiemrin nga Metaj në Meta. “Thotë ai ja ku e keni, nuk e keni lexuar. Këta nuk e lexuan, vajtën tek rruga e Kavajës, ne e dimë shumë mirë kush e ka bërë. Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime? Vetë e kanë bërë ligjin këta. Padia është shumë e qartë. Thërrisni dhe ata të Autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në Autoritet, që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë?! Ata të vijnë tek prokuroria e Edi Ramës. Është beteje e fituar kjo, ka mbaruar me kohë”, deklaroi Meta.

Më të lexuarat