BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Politike

“Krijimi i mundësisë për të votuar për diasporën shqiptare”/ Basha i prezanton platformat e tij kongresmenit amerikan: Mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së

“Krijimi i mundësisë për të votuar për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili ndodhet në një vizitë zyrtare është takuar me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA-së, Michael McCaul, me të cilin mësohet se ka biseduar për situatën në Shqipëri dhe rajon.

Basha shprehu mirënjohjen e tij dhe të PD-së, për ndihmën dhe mbështetjen që SHBA-ja, i kanë dhënë Shqipërisë dhe kombit shqiptar në kohë të vështira dhe sfiduese, por edhe ne ditët e sotme në funksionimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e demokracisë.

Gjithashtu ai shtoi se korrupsioni është një nga shqetësimet kryesore në Shqipëri, i cili ka impakt në zhvillimin e vendit dhe konkurrencën e lirë. Institucionet e reja të drejtësisë, e veçanërisht SPAK, kanë nisur një betejë të fortë kundër korrupsionit me rezultate të prekshme. PD-ja i mbështet dhe i inkurajon ato ta vazhdojnë këtë betejë në nivelet e larta, pa rënë pre e presionit apo shantazheve politike të cilat, fatkeqësisht janë shtuar kohët e fundit.

Zoti Basha ka prezantuar dhe nismat e PD-së si, vetting-u i politikanëve, përmes të cilit synohet të pastrohet politika nga politikanët e korruptuar dhe të lidhur krimin, apo fuqizimi i qytetarëve përmes zgjedhjes së drejtpërdrejtë të deputetëve, si dhe krijimi i mundësisë për të votuar, për herë të parë, të diasporës shqiptare.

Një pjesë të rëndësishme të bisedës e zunë edhe zhvillimet në rajon dhe veçanërisht Kosova. Zoti Basha ka kërkuar që sa më parë të bëhen të ditur, jo vetëm përgjegjësit, por edhe urdhëruesit e sulmit të 24 shtatorit ne Banjskë, e cila ishte qartësisht një tentativë si ajo e Krimesë, për të aneksuar territor të Kosovës.

Vëmendja e shtuar e SHBA-së është garanci për siguri dhe stabilitet, ndërsa është e rëndësishme, që Serbia të mos tolerohet me sjelljet e saj dhe sa më parë Kosova të nisë procedurat e anëtarsimit në NATO.

McCaul theksoi se komisioni dhe Kongresi po i ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe Rajon dhe konsideroi si thelbësore, që Shtetet e Bashkuara të forcojnë angazhimin ndërkombëtar me aleatët, të kundërshtojnë politikat agresive të kundërshtarëve dhe të avancojnë interesat e përbashkëta të kombeve, në mbrojtje të stabilitetit dhe demokracisë në mbarë globin.



 

Më të lexuarat