Deputeti i Partisë Socialiste Nasip Naço gjatë një interviste televizive u shpreh ndër të tjera se armatimi shihet si rrugë për të arritur paqen.
“Jo më larg se dy javë më parë u miratua plani i strategjisë së sigurisë. Në këtë strategji në vijën globale rreziqe shihen Rusia, Irani etj. Në nivelin rajonal jemi rrethuar nga vende të NATO-s. Në nivel rajonal e kemi më të kufizuar. Strategjia është 2023-2028. Dhe do ketë dhe strategji ndërsektoriale. Do përpunohet më tej. Nëse duam të garantojmë paqen duhet të përgatitemi për luftë”, u shpreh Naço.