BREAKING NEWS

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i
x
BREAKING NEWS

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po
x
BREAKING NEWS

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha
x
BREAKING NEWS

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top Channel'? E zbulon Altin Dumani dhe bën paralajmërimin e fortë

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top
x
BREAKING NEWS

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e administratës dhe 2 hapat që do ndiqen për të bërë realitet këtë premtim, zbardhen detajet

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e
x
BREAKING NEWS

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e hetimeve për inceneratorët

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Thellohet hetimi për Ahmetajn/ Reagon kreu i SPAK për çështjen e nxehtë dhe tregon lëvizjen që pritet shumë shpejt për Arben Ahmetajn: Janë gjetur prova në vilat e kontrolluara

Thellohet hetimi për Ahmetajn/ Reagon kreu i SPAK për
x

Rajoni

Berisha nuk është ‘vetëm’/ SHBA sanksionon dy ish- deputetë të përshfirë në korrupsion

Berisha nuk është ‘vetëm’/ SHBA sanksionon dy ish-

Shtetet e Bashkuara thanë të premten se kanë sanksionuar ish deputetët e Parlamentit të Serbisë, Verica Radeta dhe Petar Jojiç për përfshirjen e tyre në korrupsion.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetitthuhet se “ndërsa shërbenin në Parlamentin e Serbisë, Verisa Radeta dhe Petar Jojiç u dhanë ryshfet dhe frikësuan dëshmitarët që duhej të paraqiteshin para Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi, për t’i bindur ata që të heqin dorë nga ofrimi i provave rënduese kundër udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, i cili më pas u dënua për krime lufte.

“Veprimet e tyre ndërhynë në proceset gjyqësore, duke bërë që Gjykata e Hagës të lëshojë urdhër arreste ndërkombëtare për shpërfillje, duke kërcënuar qëndrueshmërinë rajonale dhe duke ndikuar negativisht në interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Departamenti i Shtetit tha se sanksionet riafirmojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon përparimin ekonomik të partnerëve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve të tyre.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë përkrah të gjithë serbëve në mbështetje të demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe do të vazhdojnë të promovojnë llogaridhënien për ata që abuzojnë me pushtetin publik për përfitime personale”, thuhet në njoftim në të cilin theksohet se sanksionet i janë vendosur edhe Gojko Jojiçit, i biri i Petar Jojiçit.

Gjykata e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi lëshoi një urdhër për arrestimin ish deputetëve Radeta dhe Jojiç në janar të vitit 2015. Por Dhoma e Krimeve të Luftës në Gjykatën e Lartë në Beograd vendosi se nuk ka bazë ligjore për ekstradimin e tyre, sepse siç u tha, Ligji për Bashkëpunim me Gjykatën e Hagës parasheh detyrimin për ekstradimin e të akuzuarve për krime lufte dhe jo të atyerq ë janë të akuzuar për shpërfillje të gjykatës.

Gjykata më pas lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar meqë Serbia disa herë refuzoi zbatimin e urdhrit të saj. Madje Gjykata raportoi disa herë edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mosbashkëpunimin e Serbisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, deklaroi në prill të vitit 2021 se Serbia nuk do të ekstradojë zyrtarët e Partisë Radikale Serbe, pjesë e së cilës kishte qenë edhe vet dikur.

 

Më të lexuarat