BREAKING NEWS

"Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK..."/ Spartak Ngjela komenton deklaratat e Yuri Kim dhe Arben Krajës: Berisha është hetuar para se të shpallej non grata, ndërsa Meta po hetohet për...

"Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK..."/
x
BREAKING NEWS

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë, zbardhen 7 kandidatët e grupit të Alibeajt për zgjedhjet lokale. Kush janë emrat e njohur

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë,
x
BREAKING NEWS

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD, tek përjashtimi i Berishës dhe Metës nga Parlamenti, ja prapaskenat

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim
x
BREAKING NEWS

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e lartë të korruptuar “në rrethin e ferrit” nga kushtet evropiane, si do të plotësohen me materiale shtesë nga amerikanët dosjet “përvëluese” në SPAK

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe çfarë i ka shkruar në një raport Uashingtonit në shtator 1944 për shqiptarët

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka rezervuar moti për ditët e para të Dhjetorit (TABELAT)

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka
x
BREAKING NEWS

“Gropa ruse” në zemër të Evropës, Suedia tronditet nga një skandal spiunazhi si nëpër filma, zbulohet një ndërtesë plot me oficerë të inteligjencës sekrete të Kremlinit

“Gropa ruse” në zemër të Evropës, Suedia
x
BREAKING NEWS

(VIDEO) "U kry... mos e fut aty"/ Ambasadores Yuri Kim i ndodh incidenti në Tiranë, një personazh i njohur për mediat kërcënon diplomaten, truprojat e largojnë me shpejtësi

(VIDEO) "U kry... mos e fut aty"/ Ambasadores Yuri Kim i ndodh
x

Rajoni

Parlamenti mbledh firmat për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviç, ja neni që mund ta “hedhë në erë”, Mali i Zi “pika e nxehtë” në Ballkan, frikë për skenarë destabilizues nga Moska

Parlamenti mbledh firmat për shkarkimin e presidentit Milo

Mali i Zi është futur në një krizë të thellë politike dhe dyshimet për ndërhyrje ruse për të shkaktuar destabilizim në Podgoricë sa vijnë dhe shtohen. Shumica parlamentare e Malit të Zi ka mbledhur ditën e djeshme 41 firma për të nisur procedurën për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviç. Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Frontit Demokratik, Jovan Vuçuroviç. “Presidenti i Malit të Zi ka shkelur nenin 95, paragrafin 5 të Kushtetutës së Malit të Zi sepse nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për mandatin për përbërjen e qeverisë”, thuhet ndër të tjera në dokument. Gjithashtu, theksohet se Gjukanoviç nuk ka ftuar as Miodrag Lekiç, i cili me marrëveshje të shumicës parlamentare ka marrë mbështetjen e 41 deputetëve për të qenë mandatar për përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi. Iniciativa i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviç. Shumica e vjetër parlamentare pro-ruse zgjodhi pasardhësin e Dritan Abazoviç i cili nuk u mandatua nga presidenti Gjukanoviç pasi sipas tij Miodrag Lekiç nuk do të votohej nga Kuvendi prej 81 deputetësh.

Të enjten Gjukanoviç kërcënoi me shpërndarje parlamenti pasi refuzoi propozimin e Frontit Demokratik pro-serb, Demokratëve dhe Lëvizjes URA, që Miodrag Lekiç të mandatohet për të formuar qeverinë e re. “Unë kam përshtypjen se nuk ekziston një shumicë e qartë që do të ishte në gjendje të formonte një qeveri të re. Besoj se shpërndarja e parlamentit është zgjidhja më optimale në situatën e caktuar politike dhe se është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, sepse hap mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Gjukanoviç. Sipas Gjukanoviç, ai që do të zgjidhet në krye të qeverisë do të duhet të përballet më shumë sfida të vështira ekonomike dhe energjetike. “Konteksti rajonal dhe global, si dhe sfidat politike dhe të sigurisë, problemet ekonomike dhe financiare me të cilat përballet Mali i Zi, veçanërisht në sektorin e energjisë, shëndetësisë dhe fushave të tjera, kërkojnë një kompetent, Qeveri e përgjegjshme dhe efikase që do të jetë e përkushtuar për zgjidhjen e tyre ditë e natë”, u shpreh Presidenti i Malit të Zi pak ditë më parë. "Ekziston mundësia e miratimit të një dekreti për shpërndarjen e parlamentit, por ne do të arrijmë në një zgjidhje që do të respektojë germën dhe frymën e Kushtetutës," tha ai. Seanca për shkurtimin e mandatit të kuvendit pritet të mbahet në 30 shtator me propozimin e Gjukanoviç. Kreu i shtetit tha se 30 shtatori do të nxjerrë në pah deputetët që mbrojnë interesat kombëtare të vendit.

Mali i Zi “pika e nxehtë” në Ballkan

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, ka thënë ditën e djeshme se Rusia përveç ndikimit të saj në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ka prekur edhe politikën malazeze. “Përveç asaj që po ndodh tashmë në Kosovë dhe në BeH, edhe Mali i Zi po dëshmohet të jetë një objektiv i rëndësishëm i ndikimit rus në Ballkan”, ka vlerësuar ai në një intervistë për Zërin e Amerikës. Diplomati malazez theksoi se Mali i Zi po përballet me pasojat e këtij ndikimi dashakeq edhe para se të fillojë agresioni në Ukrainë, duke shtuar se prezenca e aktivitetit të Rusisë ka qenë e pranishme shumë më herët. “Pasojat tashmë po ndjehen në rajon, ndoshta edhe para se të ndodhte kjo me Ukrainën, pasojat filluan të ndodhin në Mal të Zi. Këto aktivitete që tani janë kthyer në agresion të egër në Ukrainë, përmes formave të ndryshme të luftës hibride, kanë qenë të pranishme në Mal të Zi dhe më herët dhe tani po përshkallëzohen”. Ai nënvizoi se Mali i Zi mund të dalë nga kriza aktuale politike vetëm përmes zgjedhjeve dhe votës së qytetarëve. Tashmë nuk është sekret se Rusia ka kohë që po bën fushatë ndaj kombeve të vogla ballkanike, për t’i nxjerrë ato nga kursi perëndimor dhe eventualisht për të krijuar kushte që në pushtet të vinë forcat pro ruse, e diku tjetër të provokohen trazira që prodhojnë destabilizim.