BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Aktualitet

Prokuroria: Arben Ndoka s’ka lidhje me trafikun e drogës, akuzohet për tjetërsim pronash dhe falsifikim dokumentesh

Prokuroria: Arben Ndoka s’ka lidhje me trafikun e drogës, akuzohet

Në një konferencë të posaçme për mediat, kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka dalë përpara gazetarëve dhe ka dhënë informacion lidhur me goditjet e grupeve kriminale gjatë ditëve të fundit në vendin tonë. Mes tyre ajo foli edhe për arrestimin e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Prela tha se është konkluduar se një grup personash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal në bashkërendim me grupe të tjera kriminale kanë kryer vepra penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, vulave, stampave, formularëve të kryera në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. “Janë nxjerrë masa sigurimi “arrest me burg”, ndaj shtetasve Gjelin Ndoka; Arben Ndoka; Vlash Gazuli; Zef Ndoka; Zef Lazi; Lule Zeneli; Marjeta Perskura; Edi Ndokaj; Vasil Nika; Kol Lleshi; Luigj Paloka; Mimoza Ndoka si dhe Paulin Simoni. Janë shpallur në kërkim dhe katër të tjerë. Këta persona janë të përfshirë si në aktivitetin kriminal të përfitimit, falsifikimit ashtu edhe punonjës të zyrave shtetërore, noterë publikë”, u shpreh Prela.

Sipas saj, ka të dhëna për veprime të kundraligjshme dhe korrupsion në disa institucione të vendit për të cilat po vijojnë hetimet në vijimësi. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka u arrestua gjatë kësaj të diele. Mësohet se prangosja e tij është bërë pas përgjimeve të një grupi kriminal, ndërsa edhe vetë ish-deputeti ishte nën përgjim. 46-vjeçari u arrestua nën akuzën e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorimi i tokës”, i dyshuar si i lidhur me një grup kriminal që merrej me tjetërsim tokash dhe pronash. Ndoka, akuzohet se bashkë me disa zyrtarë të tjerë, kanë ndikuar në tjetërsimin e pronave te “Rana e hedhun” dhe në zonën e Kunes, ku nga ranore i kthenin në arë, për t’ua kaluar të afërmve të tyre. Ndërkohë, burime nga grupi hetimorë bëjnë me dije për gazetën “Sot”, se ish deputeti socialist, Ndoka del në përgjime si një person tepër aktiv, që së bashku me familjarë të tjerë ka qenë i përfshirë në përfitimin e pronave në Shëngjin e Lezhë dhe kjo është edhe shkaku që akuza ndaj tij është ajo e falsifikimit dhe përvetësimit të pronës, akuzë të cilën sipas avokatit nuk e pranon. Ndërkohë të njëjtat burime saktësojnë se ish deputeti ka dalë në përgjimet që Krimet e Rënda kanë bërë ndaj, grupit të ashtuquajtur “të fortët e Shijakut”, mësohet se ish-deputeti, Arben Ndoka, nuk ka lidhje direkt me trafikimin por dyshohet se ishte në dijeni që dy nipërit e tij kishin kontakte me Avdylajt dhe merreshin me këtë trafik.