BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Aktualitet

Sekuestrohet pallati 8-katësh në Vlorë, shpallen në kërkim dy pronarët, akuzohen për shkatërrim prone dhe pastrim parash, ja detajet

Sekuestrohet pallati 8-katësh në Vlorë, shpallen në

Policia e Vlorës ka sekuestruar një pallat të papërfunduar me 8 kate në rrugën “Gjergj Araniti” në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar në pronësi të qytetarëve Hito Muskaj dhe Viktor Muskaj. Veprimi erdhi pasi Prokuroria e Vlorës mori kallëzimin e një të afërmi të dy personave të sipërpërmendur J. Muskaj, i cili pretendon se Hito dhe Viktor Muskaj kanë falsifikuar dokumentet për tjetërsimin e truallit në mënyrë që të ndërtohet pallati 8-katësh me funksione banimi dhe shërbimi. Në bazë të hetimeve, Hito dhe Viktor Muskaj janë shpallur në kërkim nga policia pasi ata akuzohen se nëpërmjet ndërtesës në fjalë kanë kryer pastrimin e parave. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Falsifikimit të dokumentave”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Si ka ndodhur historia?
Në njoftimin e saj, Prokuroria e Vlorës konfirmoi se në bazë të hetimeve, Hito Muskaj dhe Viktor Muskaj kanë përfituar me padrejtësi sipërfaqe trualli 150 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 37.5 m2 duke falsifikuar vendimin e datës 27 gusht 1986 të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Vlorës për “Leje ndërtimi e meremetimi”. Bashkia e Vlorës si dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës së Vlorës kanë kryer paraprakishit kalimin pronësisë së truallëve 418.6 m2 dhe 150 m2 për Hito dhe Viktor Muskajn dhe më pas në vitin 2020 kanë pajisur dy personat e sipërpërmendur me leje ndërtimi për objektin godinë banimi dhe shërbimesh 1-3-6-7-8 kate me 1 kat parkimi në tokë në lagjen “Pavarësia” Vlorë. Prokuroria konstatoi se kjo leje ndërtimi nuk duhej dhënë në mënyrë kategorike nga Bashkia e Vlorës për shkak se një pjesë e sipërfaqes së truallit rezulton pronë shtetërore. Më pas, shtetasi J.Muskaj ka kallëzuar dy të afërmit e tij Viktor dhe Hito Muskaj se në 2 korrik 2021 këtij personi i është shembur tërësisht banesa pasi besohet se dy pronarët e rinj të truallit kanë zgjeruar sipërfaqen e ndërtimit përtej numrit të përcaktuar në dokumente.
Flet ndërtuesi i pallatit: U takon pronarëve ta zgjidhin, do ankimoj vendimin
Njëri prej investitorëve të objektit në truallin me sip.150 m2 në lagjen “Pavarësia”, Bektash Petoshati e quajti të padrejtë sekuestrimin e ndërtesës. Për mediat, ai deklaroi se u ka kërkuar pronarëve të tokës dhe palës që pretendon se është dëmtuar që të zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre pasi rëndohej investimi i tij. “Unë nuk kisha asnjë dijeni. Më njoftoi policia që ka një urdhër sekuestro të objektit ku unë po ndërtoj. U njoha me vendimin e Gjykatës, me urdhrin e Prokurorit dhe u zbatua vendimi. Unë kisha dëgjuar disa herë për këto vendime, pasi pala tjetër që pretendon për objektin e kam kontaktuar disa herë. Personat që kanë kontratën me mua për sipërmarrjen për ndërtimin i kam thënë zgjidheni këtë problem se rëndohem unë si firmë ndërtimi. Më kanë thënë që i kemi të sakta. Prona e dytë që është 37.5 m2 pretendohet që është e falsifikuar. Unë nuk e di, nuk e kam parë dhe nuk e njoh si procedurë”, tha fillimisht ndërtuesi. Më pas, ai shtoi se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm dhe se çështja u takon dy pronarëve të shpallur në kërkim për ta zgjidhur. Petoshati premtoi se do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës. “Për mendimin tim vendimi i gjyqtares është i padrejtë. Nuk ka të bëjë me mua veprimi, ka të bëjë me pronarët e tokës. Ndërtimi ka gati 11 muaj që ka filluar dhe ne tani ishim në fazën kryesore. Objekti është shitur totalisht. Hapat që do ndiqen nga ne janë hapat ligjorë, do bëjmë ankimin të vendimit”, përfundoi ndërtuesi Bektash Petoshati.