BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Bota

Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik pasi u diagnostikua me kancer

Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik pasi

Princesha e Uellsit, Kate Middleton do të shfaqet për herë të parë në publik ditën e sotme në Paradën zyrtare të Ditëlindjes së Mbretit Charls III që do të mbahet në Londër, pas një pauze të gjatë kur ajo njoftoi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit.

Lajmin për pjesëmarrjen e ka bërë të ditur vetë Princesha, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram të bërë ditën e djeshme.

Kate shkruan se do të marrë pjesë në Paradën e Ditëlindjes së Mbretit bashkë me familjen e saj, si dhe gjatë verës ato do e shohim të pranishme edhe në disa angazhime të tjera publike, ndërsa evidenton se do mundohet që të tregohet e kujdeshme me trupin e saj pasi ajo ende nuk e ka kaluar plotësisht rrezikun.

Mezi pres të marr pjesë në Paradën e Ditëlindjes së Mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj të bashkohem me disa angazhime publike gjatë verës, por po ashtu duke e ditur që nuk jam ende jashtë rrezikut”,- shkruan Kate.

Në postimin e saj, Kate gjithashtu falenderon të gjithë qytetarët për mesazhet inkurajuese gjatë muajve të fundit, teksa shton se trajtimi i saj për sëmundjen e kancerit do të vazhdojë edhe për disa muaj të tjerë,

Trajtimi im është në vazhdim dhe do të vazhdojë edhe për disa muaj. Në ditët që ndihem mjaft mirë, është kënaqësi të angazhohem me jetën studimore, të kaloj kohë personale për gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj pak punë në shtëpi”, shprehet Kate.

Kujtojmë se Princesha Kate, bashkëshortja e Princit William u diagnostikua me sëmundjen e kancerit në dhjetor të vitit të shkuar dhe që prej asaj kohe ajo nuk është shfaqur më në publik. Për gjendjen e saj shëndetësore, qarkulluan teori pafund, por Pallati Mbretëror apo vetë Familja nuk kanë bërë një pronocim për media se përse po kurohet apo në cilën fazë është sëmundja e saj.

Më herët, ishte Mbreti Charls III, ai i cili po ashtu u diagnostikua me të njëjtën sëmundje, i cili pas një pauze disa mujore, në maj të këtij viti iu rikthye jetës publike, ndërsa vazhdon akoma trajtimin.

Postimi i plotë i Princeshës së Uellsit, Kate Middleton:

Jam e mahnitur nga të gjitha mesazhet e mira  mbështetëse dhe inkurajuese gjatë dy muajve të fundit. Me të vërtetë ka bërë ndryshimin e botës për Ëilliam dhe mua dhe na ka ndihmuar të dyve në disa prej kohëve më të vështira.

Unë po përparoj mirë, por siç do ta dijë kushdo që bën kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Në ato ditë të këqija ndiheni të dobët, të lodhur dhe duhet t’i dorëzoheni trupit tuaj duke pushuar. Por në ditët e mira, kur ndiheni më të fortë, dëshironi ta shfrytëzoni sa më shumë që të ndiheni mirë.

Trajtimi im është në vazhdim dhe do të vazhdojë edhe për disa muaj. Në ditët që ndihem mjaft mirë, është kënaqësi të angazhohem me jetën studimore, të kaloj kohë personale për gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj pak punë në shtëpi.